Stefani krahason terrorizmin psiqik berishian me atë nazist dhe kritikon "barinjtë e Perëndimit" në Tiranë

Postuar në 21 Janar, 2013 10:31

Shihet qartë që Berisha po përpiqet të krijojë në psikologjinë e shqiptarëve atë që mund të quhet “detanta e së keqes e të dy krahëve” – shkruan Andrea Stefani në editorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP. Më pas i krahason fushatat e tij të agresionit mbi rivalët politikë me metodat e Hitlerit.  “Një tjetër shkak i këtij agresioni është mënyra si e kupton dhe e bën politikën Berisha, një mënyrë tipike për liderët nazistë.  Duket sikur i ka mësuar nga Adolf Hitleri efektet e ushtrimit të një terrorizimi të poshtër psikik mbi një kundërshtar, duke shpresuar se ai nuk do të jetë në gjendje, as morale dhe as mendore, të përballojë sulme të tilla. Prandaj Berisha, tamam si Hitleri, kur ndien se e kërkon momenti politik: “…vjell një rrjetë zjarri gënjeshtrash dhe shpifjesh ndaj kujtdo kundërshtari që i duket më i rrezikshëm deri sa nervat e personave të sulmuar rrënohen dhe që të fitojnë përsëri qetësi, sakrifikojnë personin që urrehet”.  Beson se kjo taktikë shantazhi dhe dhune psikike, e bazuar në një vlerësim sa cinik aq edhe preciz të dobësive njerëzore, ka një siguri matematike për sukses. Dhe, ç’është e vërteta, i ka funksionuar në rastin e liderit të mëparshëm socialist Fatos Nano – shkruan Stefani.

Më pas kritikon ata që quan “barinj të Perëndimit” në Tiranë (Stefani është ndër të paktët që kritikën për qëndrimet e diplomatëve të huaj në Tiranë me S.Berishën, e ka konstante). Shkruan Stefani: Është e dhimbshme të shohësh që në një kohë kur ky autokrat ka vënë në punë gjithë mekanizmin e institucioneve të kapura (gjyqtarë, ekspertë, KQZ apo Kolegjin Zgjedhor) për të fshehur krimet e qeverisë dhe organizuar manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit, përfaqësues të shquar të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë, japin këshilla moralistike pa bukë si: duhet drejtësi për 21 janarin, apo KQZ nuk duhet të politizohet! Ujku po shqyen demokracinë dhe drejtësinë. Dhëmbët e tij janë pikërisht institucione të kapura si KQZ, Kolegji Zgjedhor apo Presidenca. Ndërkohë këta “barinj” të Perëndimit po kryejnë misionin e tyre, duke u thënë “dhëmbëve të ujkut” se nuk është e moralshme të shqyejnë drejtësinë dhe demokracinë për oreks të ujkut! Një verbëri që u pëlqen ta quajnë “diplomaci”! (A.N.)

 

Stefani i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/01/21/perse-sulmohet-fash...

Comments

Submitted by Marsi (not verified) on

<p>Berisha e perdor kete taktike pasi opozita dhe politika e pamoralshme me |ngjala qe ka bere Rama ne vite na ka bere te kuptojme qe Ramen duhet ta votojme si te keqe me tovgel.. Berisha eshte ai diktator qe shfrytezon hipokrizine politike te Rames... pra mos i veni faj Berishes por Rames qe na ofrohet si e keqe me e vogel... madje duke bere perjashtime ne partine e tij ne menyre antidemokratike dhe duke imponuar figura si Tahiri e Veliaj pa pervoje profesionale...&nbsp;</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Zoti Stefani se nuk jemi në gjëndje të regullojmë shtëpinë tonë nuk e ka fajin komshiu</p>

Submitted by ehh (not verified) on

<p>Me vjen keq qe semundja e ketij Stefanit sa vjen e agravohet. Nje publicist i pasuksesshem, Stefani u perpoq ta kerkoje suksesin fillimisht duke mbeshtetur Berishen, tani po ben te kunderten, duke share Berishen. Nuk besoj se ka njeri qe t&#39;i lexoje krrijimet e tij - po perdor fjalen krrijim me dy r, sepse coc krren ndonje gje, por ne thelb eshte i paafte. Sharjet nuk jane argument, Stefan.</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Mua me pelqen shume dhe jam dakord me qendrimet qe mban Stefani ndaj nderkombetareve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.