Arkiv-Lajme

Nuk i paskan fshirë disa komente... (apo do t’ i fshijnë më vonë? :)

Postuar në 18 Janar, 2013 19:41

Nje lexues i ResPublicas, na ka derguar postimin e fundit te kryeministrit Sali Berisha ne faqen e tij ne Facebook dhe ka shkeputur disa mesazhe "te fresketa" dmth qe ende nuk i ka kapur syri dhe gishtat e censoreve. S.B. ka postuar kete foto familjare te femijeve te vajzes, Argites, me qenin e tyre dhe ka shkruar poshte: "Kjo eshte nje skene qe shfaqet sa here qe Reksi vjen per vizite tek ne. Arti e do shume Reksin, me kusht qe te mos jete vetem me te. Kesaj rradhe po bisedon me te ne prani te Sares, i sigurt pas divanit. Kete foto e fiksova disa dite me pare me Blackberryn tim! Sb”

Monumenti në Preshevë nuk është çështje "ndërtimi pa leje" - thotë Veliaj dhe kërkon që Tirana të ngrejë zërin edhe për problemet në kufirin grek

Postuar në 18 Janar, 2013 14:30

Partia Socialiste ka apeluar sot për një zgjidhje nëpërmjet negociatave, të situatës së krijuar pas debateve për Memorialin e Dëshmorëve shqiptar të UÇMPB-së në Luginën e Preshevës, si dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Qeverisë shqiptare në mbështetje të familjeve shqiptare që po ndalohen në kufirin më Greqinë për shkak të pasaportave të tyre. Sekretari i PS për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj në një deklaratë për shtyp ka denoncuar atë që ai e quajti heshtje dhe indiferentizëm të qeverisë shqiptare ndaj situatës së krijuar në Preshevë.

A është Amerika në rënie? Një përgjigje nga Washington Post

Postuar në 18 Janar, 2013 13:34

Kritikët më të ashpër të Obamës e akuzojnë atë se ai e ka pranuar rënien e Amerikës. Ata besojnë se ai dëshiron të tërhiqet nga angazhimet ndërkombëtare dhe ta ulë buxhetin e Pentagonit, për të krijuar hapësirë për më tepër shpenzime të brendshme. Ai shpeshherë akuzohet se po bën zgjedhje euro-perëndimore: më pak për ushtri, më tepër mirëqenie të shtetit. Ndaj konfirmimi i ish-senatorit Chuck Hagel, për sekretar amerikan të mbrojtjes, pritet të shoqërohet me debate të forta. Chuck Hagel njihet si kritik i fryrjes së Pentagonit dhe i angazhimit amerikan në Irak dhe Afganistan.

Berisha në alarm për votat e “tironsve”, nga intervista e Linda Ramës

Postuar në 18 Janar, 2013 10:47

 

Liria e ngecur në 'Treguesin 3'

Postuar në 18 Janar, 2013 06:09

Raporti i FH për vitin 2013 e klasifikoi Shqipërinë si një vend me gjysmë liri.  "Një minotaur që nuk mund të mos na bëjë të turpërohemi dhe alarmohemi kur fqinjët tanë si Serbia apo Mali i Zi, klasifikohen si vende të lira.  Përvoja e 20 viteve na bën të parathemi se me Berishën në pushtet, Shqipëria do të degradojë shumë shpejt nga një vend me liri të përgjysmuara, në një vend pa liri - shkruan sot në editorialin e tij në të përditshmen SHQIP, Andrea Stefani.

Edhe ti mbi lulishte ke bërë pallat... Ke marrë sa leje ndërtimi ke dashur - i thotë Lubonja, Blendi Fevziut

Postuar në 18 Janar, 2013 03:32

Drejtuesi i emisionit "Opinion" Blendi Fevziu është kthyer mbrëmë për minuta të tëra nga moderator, në i akuzuar, kur një nga të ftuarit e tij në studio, Fatos Lubonja e akuzoi për pronat e shtuara dhe flirtimet politike për leje ndërtimi. Replikat e ashpra në studion e TV Klanit kanë nisur rreth orës 23.00. Tema e emisionit kanë qenë akuzat e PD-së për bashkëshorten e Edi Ramës (temat e Fevziut përputhen  cdo herë e më shumë me "temat" e PD-së).

Ka ‘Asnarë’ të tjerë në grackë – thotë Baze dhe tregon se ka përdorur për hetime njerëz të cilëve u rrezikohet jeta

Postuar në 17 Janar, 2013 15:08

“Janë disa kompani serioze perëndimore që po investojnë në energjetikë . Kam depërtuar në historinë e licencimit të tyre dhe është e frikshme. Nuk do të përmend emra pasi kuptohen lehtësisht kush janë, por mund tu bëj vizatimin e disa skemave.

Kalendar Kuvendor: 1 - Çështja çame, jashtë 2 – Mandatet do t'i ndajë Kuvendi

Postuar në 17 Janar, 2013 13:22

1 - Rezoluta çame e dorëzuar në Kuvend nga PDIU që vitin e kaluar nuk është në kalendarin e punimeve apo në programin tre javor të legjislativit. Kështu, e mbledhur sot paradite Konferenca e Kryetarëve përcaktoi të hënën si ditën në të cilën do të zhvillohet seanca e parë parlamentare për vitin 2013, si dhe miratoi axhendën e punës së legjislativit përgjatë tre javëve. Por ajo që u vu re ishte sërish mospërfshirja e rezolutës çame. Aktualisht kjo rezulotë i është kaluar Komisionit për Politikë të Jashtme me qëllim që të japë ai vlerësimin, e më pas të ndiqen hapat e mëtejshme.

KQZ-ja duhet të jetë e heshtur - thotë Blushi i PS dhe tregon për një koleg italian që nuk ia di as emrin kreut të KQZ-së

Postuar në 17 Janar, 2013 12:34

"S’doja të flisja për këtë temë, por kur e sheh nga jashtë, nga televizori… Ndonjëherë përpiqem të mendoj, ç‘mendim kanë njerëzit për ne. Kur afrojnë zgjedhjet, kur e sheh nga televizori, ndonjëherë mendon se KQZ-ja po kandidon në zgjedhje. Në fakt, partitë kandidojnë në zgjedhje, jo KQZ-ja. KQZ-ja në Shqipëri kthehet në një institucion aq të rëndësishëm, edhe pse në vendet e tjera nuk e ka një rëndësi të tillë. Po bisedoja me një mikun tim Italian dhe ata do i zhvillojnë zgjedhjet pas një muaji, nga fundi i shkurtit dhe e pyeta cili ishte kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Itali.

Kjo urë në Tiranë është një rrezik i përhershëm për kalimtarët

Postuar në 17 Janar, 2013 12:22

Kjo urë nuk ka bazament, si pasojë e goditjeve dinamike që ushtrojnë njerëzit dhe duke mos patur një bazament ajo fillon të lëkundet. Tek anët e urës ku mbështeten trarët e çelikut apo hekurit (nuk e dimë se më çfarë materiali është ndërtuar ura), ndodh fenomeni i njejtë me atë që ndodh kur tentojmë të keputim një tel. Ushtrojmë forcë në dy drejtime të kundërta.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme