A është Amerika në rënie? Një përgjigje nga Washington Post

Postuar në 18 Janar, 2013 13:34

Kritikët më të ashpër të Obamës e akuzojnë atë se ai e ka pranuar rënien e Amerikës. Ata besojnë se ai dëshiron të tërhiqet nga angazhimet ndërkombëtare dhe ta ulë buxhetin e Pentagonit, për të krijuar hapësirë për më tepër shpenzime të brendshme. Ai shpeshherë akuzohet se po bën zgjedhje euro-perëndimore: më pak për ushtri, më tepër mirëqenie të shtetit. Ndaj konfirmimi i ish-senatorit Chuck Hagel, për sekretar amerikan të mbrojtjes, pritet të shoqërohet me debate të forta. Chuck Hagel njihet si kritik i fryrjes së Pentagonit dhe i angazhimit amerikan në Irak dhe Afganistan. Nominalisht shihet si agjent republikan i Obamës, në arritjen e këtij transformimi, - shkruan e përditshmja amerikane Washington Post, e cila e sheh në editorialin e vet këtë debat si “një tjetër betejë lidhur me çështjen nëse Shtetet e Bashkuara janë në rënie afatgjatë”.

Shkruan gazeta: "Ne nuk jemi në rënie dhe diskutimet për këtë çështje nuk duhet të na frikësojnë. Kjo na ndodh njëherë në disa dekakada.  Ne e kishim këtë në vitin 1960 kur John F. Kennedy premtoi që vendi të lëvizë përsëri. Ne e kishim këtë diskutim në vitin 1980, pas Vietnamit, pas invadimit rus në Afganistan dhe pas marrjes së pengjeve amerikane në Iran. Roland Regani kishte premtuar që Amerika përsëri do bëhej e madhe. Në vitin 2008, me rritjen e Kinës, vendi ynë ishte përbaltur në luftën dëshpëruese në Irak dhe ekonomia ishte në rënie të lirë. Obama erdhi duke paralajmëruar “shpresë” dhe “ndryshimi në të cilin ne besojmë”. Fjala kryesore ishte “besojmë”. Në vitin 2012, Mitt Romney i dha Obamës kompliment në përdorimin e së njejtës fjalë në slloganin e tij “Beso te Amerika”. Emërimi i zotit Hagel dhe i senatorit John Kerry, si sekretar shteti, mund të sjellë përfitime shtesë për forcimin e lidhjeve amerikane me Evropën. Por kjo nuk është rënie, tërheqje ose izolacionizëm. Është një qëndrim që i ka rrënjët në realizëm për burimet e vërteta të fuqisë së Amerikës dhe për urgjencën e veprimit të përbashkët ekonomik dhe të brendshëm”. A.N.

 

Më shumë:

http://www.washingtonpost.com/opinions/ej-dionne-america-is-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.