Berisha në alarm për votat e “tironsve”, nga intervista e Linda Ramës

Themelimi i një partie të re nga Bamir Topi, “tironsi denbabaden” që ka kapur postin më të lartë shtetëror në historinë e shtetit shqiptar, duket se e ka shqetësuar Berishën, përderisa ai e siluron atë sa herë i jepet rasti. Dje shqetësimit të tij nga Bamir Topi, iu shtua edhe ai që i krijoi Linda Rama, e shoqja e Edi Ramës. Në një intervistë në Top Story të Sokol Ballës (një tjetër “tirons denbabaden”), Linda la të kuptohej disa herë se të ardhurit (nënkupto Berishën & co.) nuk mund të kuptojnë sesi “tironcit denbabaden” mund të ndërtojnë një godinë në truallin e tyre të trashëguar nga stërgjyshërit, ose që familjarët “tironsa” t’i japin borxh njëri-tjetrit pa interes.
Duke e nuhatur se fjalë të tilla, të dala nga goja e një tiranase të vjetër (jo nga ndonjë vuçidolase), mund të rezonojnë me shumë votues të thjeshtë tiranas, Berisha nxori sot zëdhënësen e tij, Laura Vorpsi, që është “tironse denbabaden”, për t’iu kundërpërgjigjur Lindës. Deklarata e Vorpsit filloi me fjalët “Ne si tironsa, nuk i japim motrës borxh me akt noterial” Patjetër këto fjalë duhet t’i ketë shkruar ndonjë njeri i lindur e i rritur në Vuçidol, se një “tironse” nuk mund t'i kete shkruar...
E.Zaloshnja
Comments
Viti 1997 eshte duke u ulur

Viti 1997 eshte duke u ulur kembekryq ne Shqiperine mijeravjeçare dhe ne shtetin 100 vjeçar, te cilin aq shume e "do" Saliu, babai i Argites, inicuesi i kesaj katrahure qe solli ne Tirane gjithe llumin e shoqerise dhe te vagabondizmit shqiptar. Por e keqja nuk eshte kjo e gjitha. Mijera tiranas ende nuk e kuptojne se jane te shtypur, duke pranuar SB-ne si shtypes. Mjere ne......................

Dy jane tironsa :'' I gjati

Dy jane tironsa :'' I gjati ''dhe Topi !

Muhaxhiret tanime jane me shume se tironsit...

keto fjale i kishte shkruar

keto fjale i kishte shkruar e biresuara e PD, Elona Meco...Gjithe vreri i ketyre vajzave e grave te Berishes vjen nga mosperfillja qe u ka bere ekzistences se tyre Rama (i zgjedhuri i tyre ne cdo rrethane- :))

turp per lauren, e cila eshte

turp per lauren, e cila eshte bije e nje familje fisnike tironce, qe te behet megafon i vucidolsit sali RAMIZ berisha

Pra Berisha (në shumës) nuk

Pra Berisha (në shumës) nuk është i keq sepse vjedh, abuzon, shkatërron të përbashkëtën etj, por sepse është vuçidols. Domethënë problemi nuk është as shoqëror, as politik, por kulturor. Fshatarët, më konkretisht fshatarët malokë, më konkretisht akoma vuçidolsit për arsye se janë vuçidolsa janë keqbërësa. Mjafton pra të ndërrojmë fshatarin me qytetarin, atë që vjedh duke folur në dialekt me atë që vjedh duke folur shqipen standarde, atë që abuzon duke rrahur gjoksin krahinor, me atë që vjedh duke snobuar për dembabademje qytetërimore, dhe e zgjidhëm problemin. Madje pse të mos e ndërrojmë kushtetutën dhe t’u japim disa vota për kokë qytetarëve (sidomos atyre me origjinë disabrezashe qytetare) dhe nga pak, deri asnjë votë katundarëve. Madje ndonjërin që rastësisht e ka vendlindjen në Paris, e ka pasur gjyshin be apo pasha, madje kushedi rilindës, duhet ta bëjmë president honorifik të përjetshëm. Sepse ne, qytetarët, që kemi lindur në Tironë, ose Tiranë, nuk njohim asnjë si vetja që sa herë mundet e kthen botën përmbys botën për të përfituar abuzivisht. Ne, bejlerët kulturorë, jemi të ndershëm. Fajin e kanë katundarët, vuçidolsit.

@socius (a.k.a. altin goxhaj
@socius (a.k.a. altin goxhaj ose tan hoxha),
vucidolasi berisha le te jete kryeminister nese merr realisht shumicen e votave te shqiptareve dhe le te shkoje ne burg ne qofte se ka kryer krime apo vjedhje. por ai mos te na japi leksione me kukullat e tij zedhenese, se kur te perdorim ne "tironcit" deklarata noteriale. kur berisha ruante dhite ne vucidol, ne kishim 60 vjet qe ishim kryeqytetas...

@tironcit

@tironcit dembababababbababadem Nese ti kujton se une votoj apo kam votuar ndonjehere per Berishen, atehere ndoshta per ty e kane pasur kur e kane pergjithesuar kot shprehjen se tironcit jane te trashe. Nese nuk e kupton mor frymor, po te them me siper qe Berisha duhet akuzuar dhe luftuar se eshte hajdut, abuzues etj dhe jo ne format fashisto-raciste te etiketimit vucidols. Boll e kemi Berishen fashist politiko-ekonomik. S'ka pse ta plotesoje Rama dhe borgjezucet prane tij duke qene fashiste kulturore.

o socius (a.k.a. altin goxhaj

o socius (a.k.a. altin goxhaj ose tan hoxha), ti voton per ate qe te jep para, kurse une nuk e kam per turp qe kam votuar 3 here per berishen (1991, 1992, 2005). por berisha dhe birbo "intelektuale" si puna juaj nuk mund te na japin mend neve kryeqytetasve se c'te bejme me pronat dhe parate tona. vucidolasi berisha dhe te gjithe "vucidolasit" e tjere na e kane sjelle ne maje te hundes duke u sjelle me pronat tona si kur te ishin ne mallin e babes se tyre "vucidolas"

(DELETED) une nuk shkruj

(DELETED) une nuk shkruj kurre me pseudonim. Ketu nuk shkruaj me por lexoj rregullisht per te matur pulsin e medias se financuar nga soros

@tironcit parisien: Me fal o

@tironcit parisien: Me fal o kryeqytetas, por me duket se ke ngaterruar parti. Shko voto per partine e tironcave (Bamir Topit) qe kerkojne pronat e kohes se sulltanit, hane fergese dhe qajne te sofra tironse. Lere PS-ne te ndertohet si alternativa e te gjitheve, pavaresisht lojes origjinase me qerpic. Ah se harrova: shko bej edhe ndonje pune te hajrit, lexo, studjo, vetaftesohu etj, madje edhe luftoje Sali Berishen me pushke kur s'ti jep keto te drejta dhe mos u lidh me rastesite primitive te tokes.

pash zotin me trego o socius,

pash zotin me trego o socius, ti je altin goxhaj, apo tan kandidat-per-president hoxha?

mu me duket me shume si stili

mu me duket me shume si stili i altin (DELETED) goxhajt se sa si stili i tan (DELETED) hoxhes....

Ore, po ju tironcit me

Ore, po ju tironcit me dembabadem ne fuqi te n, po me zhgenjeni: po une ju dija te gjithe te lidhur pas qerres se Berishes se keni inat komunizmin pse ju morri tokat mocale te gjysherve dhe i beri shkolla, spitale, rruge, pallate dhe kinema?! Ndoshta ka ndryshuar PS-ja dhe jo ju. Ka filluar te flase per pronare (degjoni Ramen, nuk thote ish-pronare). Dmth po lufton ne terrenin e te djathtes. Mire mire e ka. Deri sa kohe s'e kercenon njeri nga e majta.

Po pse nuk foli njehere Linda

Po pse nuk foli njehere Linda per lidhjen e saj me Ylli Cabirin, dha a perblen apo jo konflikt interesi qe ajo influencoi tek Rama qe Ylli Cabiri te dilte kandidat i opozites per president?

injorance e shkalles

injorance e shkalles siperore.Tironsit denbabaden nuk kane asnje milimeter te drejte(apo superioritet)me teper se çdo person tjeter nenshtetas i Shqiperise,se ka lindur ne Viçidol,Qafe Bote,Dardhe,Sopot apo ne Moker.Tironcit denbabaden jane ata te arkivave Luce,katundare me veshje shajaku dhe me torben varur ne nje bige kumbulle te eger.Po te jete per trashegimi kulturore Tirana eshte akoma"e vogel",se qytete si Shkodra,Berati,Durresi,Korça kane nga 2 mije vjet histori.Mjaft me keto karagjozlleqe"denbabadenesh",se jo tiransit,por tere shqiptaret nuk i japin motres dhe vellait para borxh me interes,biles as me kontrate te firmosur,por meqe behej fjale per nje shume te madhe per xhepat e shqipove(70 mije euro)qe nje shqipo normal me rroge shteti do minimalisht 30 vjet ti beje,atehere nje firme siper nuk bente qeder,se motra eshte moter por kunati eshte bote e s'i dihet.Prandaj nuk mbeti nje zedhenese"denbabadenesh"adoleshente t?i mesoje nje gruaje te pjekur ne moshe si L.Basha sesi jepen parate e sesi i japkan"denbabadenet"derdimene me rroba shajaku ne sendyqe.Po pritet qe Shqiperine ta bejne tiransit denbabaden si Topi,atehere hani fara,se kushtojne pak dhe ju bejne mire per diete.

Na plaset me kata tironcit

Na plaset me kata tironcit denbabaden. Rober me injorante nuk ka ne Shqiperi. Pa lere disa qe nuk i duan shqiptaret ne Tirane?!!!!!! Keta jane roberit me anakronik qe ka sot Shqiperia. Por keto jane lodra fjalesh te shkruar nga ca politikane medioker ne mexhlizin e anonimatit, qe kerkojne karrige apo te ruajne karriget. Shkoni ne skutat tuaja nga keni dale, se nuk jane me kaq budallenj shqiptaret. Mos u beni loder e grekeve dhe serbeve, se ata na duan te shajme njeri-tjetrin. Me siguri midis komentatoreve jane disa te paguar per te turbulluar shqiptaret. THIRRJE: MOS LEXONI ME KETO FELLIQESIRA! Kush deshiron t'i thote keto mendime ne mediat elektronike dhe te printuara, pasi ka aq shume, sa mund te gjejne vend te gjithe. Po ketu flasin burracaket. Trimat dalin ne shsh te mejdanit.

Dikush me spjegon se ç'do te

Dikush me spjegon se ç'do te thote "tirons denbabaden", perveçse anadollak turk i bere synet, se deri me tash s'e kam kuptuar?

Sa per Topin pastaj, flet gjate e qarte pasiviteti i tij kur ishte ne fronin e presidences, ndaj veshtire se partia e ketij njeriu te mefshte, futet ne parlament!

Kjo(ne vere)do te jete hera e pare qe une shkoj ne Shqiperi vetem e vetem per te votuar dhe shpresoj qe qindra mijera shqiptare ne mergim(te cileve sistematikisht u vidhet vota nga regjimi fashist i Berishes)te bejne te njejten gje!

Aleanca Kuq e Zi eshte tmerri i vertete i tiranit serb, jo Top turku qe njeh vetem sportin dhe femrat!

Add new comment