Monumenti në Preshevë nuk është çështje "ndërtimi pa leje" - thotë Veliaj dhe kërkon që Tirana të ngrejë zërin edhe për problemet në kufirin grek

Partia Socialiste ka apeluar sot për një zgjidhje nëpërmjet negociatave, të situatës së krijuar pas debateve për Memorialin e Dëshmorëve shqiptar të UÇMPB-së në Luginën e Preshevës, si dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Qeverisë shqiptare në mbështetje të familjeve shqiptare që po ndalohen në kufirin më Greqinë për shkak të pasaportave të tyre. Sekretari i PS për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj në një deklaratë për shtyp ka denoncuar atë që ai e quajti heshtje dhe indiferentizëm të qeverisë shqiptare ndaj situatës së krijuar në Preshevë.
“Në situatën ku ndodhemi sot pas ultimatumeve të përsëritura kemi pasur një reagim totalisht indiferent të qeverisë shqiptare. Gjëja e parë që ne kërkojmë sot është që qeveria shqiptare, si një qeveri e cila është një shtet anëtar i NATO-s, i OKB edhe i Këshillit të Europës të reagojë në të gjitha këto forume si shtet amë për pakicat shqiptare që jetojnë në territorin e Ballkanit. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar që qeveria serbe po e trajton çështjen e monumentit në Preshevë si një çështje e një ndërtimi pa leje, duke banalizuar të gjithë ndjesitë që lidhen me të kaluarën e atij rajoni”, është shprehur Veliaj.
Veliaj ka komentuar edhe situatën në kufirin shqiptaro-grek me ndalimin e emigrantëve shqiptarë për të hyrë në Qreqi për shkak të pasaportave të tyre. Citohet Veliaj: “Duam gjithashtu që t’i kërkojmë qeverisë shqiptare që përtej retorikës nacionaliste të veprojë në mënyrë konkrete dhe me incidentet që kanë ndodhur në ditët e fundit në kufirin shqiptar. Është e patolerueshme që familje shqiptare ndahen në kufi duke qenë se regjistrimi i toponimeve në gjuhën greke dhe në gjuhën shqiptare nuk përkon me kërkesat që ka vënë pala greke. Jemi një shtet sovran dhe është detyra e shtetit amë që të reagojë për shqiptarët në Preshevë, në Greqi dhe kudo ku janë”. Re.Pu.
Comments
tani do vras veten kur ka
<p>tani do vras veten kur ka filluar dhe ky te bej si patriot</p>
Vraje! Bile je vonuar!
<p>Vraje! Bile je vonuar!</p>
(DELETED), eshte bo nje Majko
<p>(DELETED), eshte bo nje Majko i dyte, flet percart per ca ti zere goja</p>
Add new comment