Ka ‘Asnarë’ të tjerë në grackë – thotë Baze dhe tregon se ka përdorur për hetime njerëz të cilëve u rrezikohet jeta

Postuar në 17 Janar, 2013 15:08

“Janë disa kompani serioze perëndimore që po investojnë në energjetikë . Kam depërtuar në historinë e licencimit të tyre dhe është e frikshme. Nuk do të përmend emra pasi kuptohen lehtësisht kush janë, por mund tu bëj vizatimin e disa skemave. Njëra prej tyre, që është bashkim kompanish perëndimore shumë serioze, për të paguar “Fee sukses-in” e Familjes, u detyrua që brenda projektit t’i jepte një kompanie në Shqipëri një nënkontratë për mardheniet me publikun dhe institucionet me një shumë rreth 3 milion dollarë dhe nga kjo kompani “studioja" merrte pagesën mujore, gjoja për shërbime ndaj saj sipas "tarifave te mija", siç thotë zonja 3 milionëshe...”

Pjesa është shkëputur nga një intervistë e Mero Bazes në numrin e sotëm të së përditshmes DITA dhënë gazetarit Habjon Hasani. Baze thotë që rasti Ansar nuk është i vetmi dhe se ai ka të dhëna për raste të tjerë. “Ansar nuk ka përballuar dot paturpësinë për ta parë jo si investitor, por si gjah i rënë në pritën e pushtetit të Familjes. Investitorë të tjerë, biles disa dhe shumë të mëdhenj dhe të respektuar në Perëndim, janë në këtë grackë dhe ndonjë nuk ka dalë ende” – thotë Baze.

Kur gazetari e pyet cilët janë këta, mund të thoni diçka më shumë – Baze përgjigjet: "Unë e kam ndjekur rastin Ansar qysh në zanafillë, për të verifikuar mekanizmin që përdor e bija për të shitur pushtetin e babait. Më vjen keq ta them, por ja kam bërë këtë dhe në disa raste të tjera. Asaj dhe të birit. Dhe ata janë sjellë gjithmonë njësoj. Si në këtë rast. Është çështja e rrezikut që kanë për jetën personazhet që kam përdor në këtë histori. Ndryshe do t’i bëja publike. Ajo familje vepron sikur Shqipëria është pronë e saj dhe çdo kush që të trokas në këtë vend duhet të takoj pronarin..." A.N.

 

Intervista e plotë:

http://gazetadita.al/zafar-ansar-argita-me-kerkoi-deri-ne-3-milione-euro/

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>O Mero po per 500 milionet qe te dolen tek wiki leaks qe i ke marre Besos se Tajvanit kur i shite gazeten qe ne fakt sot e ke po ti ... a ke paguar ndonje takse ?&nbsp;</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Mos bëni pyetje të tilla se vërtetë e kanë pronën e tyre se ja kalënë babai se ai ndjenë se është mbreti i Shqipëtarëve çfarë bëri Zogu më tepër</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.