Arkiv-Lajme

Shënim: Fitore si e 22 marsit 1992?

Postuar në 17 Janar, 2013 10:28

 

Sali Berisha, në kuadër të hapjes së fushatës zgjedhore, mblodhi sot gjithë krerët e degëve të PD-së dhe u tha se në 23 qershor kërkon një fitore si ajo e 22 marsit 1992, kur koalcioni i udhëhequr prej tij mori rreth 66% të votës popullore. Por sa larg këtij objektivi kanë qenë koalicionet e udhëhequr prej tij nga viti 2001 e këtej?

Një në dy shqiptarë ndihet "100 përqind i pasigurtë"?

Postuar në 17 Janar, 2013 10:23

Në rreth 30 mijë dyqanet ushqimore dhe të fruta-perimeve, si dhe në furrat, që janë biznese të vogla në mbarë vendin, numri i personave që marrin me lista është katërfishuar vetëm në dy vitet e fundit. Ky është rezultati ende jo i bërë publik i një anketimi të kryer nga një OJF shqiptare e fushës.

"...se çdo forcë tjetër politike e themeluar pas rënies së perdes së hekurt në Evropën ish-komuniste"

Postuar në 17 Janar, 2013 06:53

Kreu i PD-së njëherësh kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryetarëve të degëve të PD-së në vend porositi që të bëhet gjithcka në mënyrë që të arrihet fitorja në zgjedhjet e qershorit - njofton agjensia BalkanWeb.

Shqiptaro-amerikani i parë në post të lartë politik

Postuar në 17 Janar, 2013 06:40

Të dielën që kaloi, në Bronks të Nju Jorkut u bë ceremonia e betimit të shqiptaro-amerikanit Mark Gjonaj, i cili në muajin nëntor u zgjodh anëtar i asamblesë së shtetit Nju Jork. Biznesmeni Mark Gjonaj është shqiptari i parë që zgjidhet në një post politik të këtij niveli në Shtetet e Bashkuara. Mark Gjonaj është lindur në Bronks, por familja e tij ka ardhur në Amerikë nga Ulqini. Pas një beteje zgjedhore, së cilës Gjonaj i hynte për herë të parë, ai mundi të zgjidhet në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut me 150 anëtarë.

E kujt është toka që Berishajt tentuan t'i shesin biznesmenit pakistanez që i denoncoi në publik?

Postuar në 17 Janar, 2013 04:20

Deputeti socialist Erion Braçe, ka kërkuar sqarime nga vajza e kryeministrit se e kujt është toka që Argita Berisha ia ofroi biznesmenit pakistanez Zafar Ansar për ta blerë. “Toka është elementi tjetër kyç në çështjen “Zonja 3 milionë euro”. Po vijoj të bëj pyetjen e të kërkoj pergjigje: Zonja Argita, e kujt ishte toka qe ju i ofruat për të blerë zotit Zafar Ansar? E juaja? Nese po, si u bëtë ju pronare e saj? E Shtetit? Si e disponuat ju atë? E dikujt tjetër?

Berisha: Rritja, 2.7 %, Bode: 1.5 %, BB: 0.8 %

Postuar në 16 Janar, 2013 17:40

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje në mbledhjen e qeverisë se gjatë 3-mujorit të tretë të vitit të kaluar rritja ekonomike e Shqipërisë ka qënë 2.7 përqind. Citohet Berisha: “Në këto vite të krizës vendi pari qëndrueshmëri ekonomike. Shqipëria renditet e katërta në botë për shndërrimin e rritjes në mirëqenie për qytetarët. Nuk mund të ketë tregues më të thellë qendrueshmërie në kuptimin më absolut të fjalës sesa aftësia, suksesi i shndërrimit të rritjes në mirëqenie. Kjo dëshmon më mirë se çdo gjë tjetër për të gjitha reformat, politikat dhe suksesin e tyre”. 

PS i hedh dorashkën e dytë Llallës: Çfarë do bësh me denoncimin e Zafar Ansar?

Postuar në 16 Janar, 2013 17:23

Deputeti i PS, Eduard Shalsi gjatë një konference për shtyp ka folur sot rreth intervistës-denoncuese të biznesmenit Zafar Ansar dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë. Është rasti i dytë brenda pak ditësh (pas padisë për privatizimin e HEC-eve) që PS i drejtohet publikisht për reagim Adriatik Llallës.

Jo, moj.. Je trimëreshë ti këtu!? (copëz nga një gjyq në diktaturë)

Postuar në 16 Janar, 2013 14:46

Kadriu: A janë të vërteta ato shpjegime që ke dhënë në proces për sa i përket vajtjes sime më 17 dhjetor të vitit 1981 në shtëpinë e tradhtarit Mehmet Shehu? A janë të vërteta?
Fiqreti:- I thashë edhe këtu, janë të vërteta.
Kadriu:- Janë të vërteta! Në vijim të kësaj desha të bëj një pyetje: Nga ç’portë erdha unë?
Fiqreti:- Nuk e di se nga ç’portë erdhi...
Kadriu:- Nuk e patë nga ç’portë erdha unë?. Se korridori..., tani kupton, është kryqëzimi i dy dyerve. Nga ç’portë erdha?

8 shqiptarë në ditë (për çdo ditë të 2012-s) kanë tentuar të helmojnë veten – thotë kryemjeku i Toksikologjisë

Postuar në 16 Janar, 2013 10:54

Brenda një viti, rreth 3000 shqiptarë kanë tentuar t’i japin fund jetës. Rreth 4000 të tjerë janë paraqitur në urgjencë në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore. Diagnoza që u vendoset në spital është: helmim akut ose mbidozë. Për specialistët e Qendrës së Toksikologjisë në spitalin “Nënë Tereza”, këto statistika janë vetëm maja e ajsbergut – shkruan në numrin e sotëm e përditshmja PANORAMA.  Janë me dhjetëra rastet që nuk mbërrijnë gjallë në spital, apo edhe nëse ia dalin, nuk preferojnë të marrin trajtim të mirëfilltë mjekësor.

Pyetje pas një shkrimi të E.Demit: A është programi i A.Çanit më i shthururi dhe ai i M.Nanos më etiku?

Postuar në 16 Janar, 2013 08:33

Gazetari Enkel Demi ka botuar një artikull për etikën në media në revistën online Medi@Link të Institutit Shqiptar të Medias. Ndër të tjera flet për programet e natës në radio e TV dhe shkruan për një nga emisionet e kësaj kategorie:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme