"...se çdo forcë tjetër politike e themeluar pas rënies së perdes së hekurt në Evropën ish-komuniste"

Postuar në 17 Janar, 2013 06:53

Kreu i PD-së njëherësh kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryetarëve të degëve të PD-së në vend porositi që të bëhet gjithcka në mënyrë që të arrihet fitorja në zgjedhjet e qershorit - njofton agjensia BalkanWeb.

Citohet Berisha nga faqja online e BW: “Ju uroj një vit të mbarë me një fitore të shkëlqyer me 23 qershor, fitore e cila ka rendësi jetike vendimtare, për projektin Shqipëria vend i zhvilluar apo projekti i Shqipërisë së zhvilluar evropiane. Fushata elektorale ka nisur që më datën 10 shtator, ajo po zhvillohet në shumë plane, në mënyrë që 23 qershori, të jetë një 22 mars i vërtetë. Fitoren e shkëlqyer të PD-së si një forcë politike që në këto 22 vjet ka patur dhe shënuar sukseset më të mëdha, transformimet më të thella, arritjet më historike se cdo forcë tjetër politike e themeluar pas rënies së perdes së hekurt në Evropën ish-komuniste”.

Se cdo forcë tjetër politike e themeluar pas rënies së perdes së hekurt në Evropën ish-komuniste? Uau! (a.th.)

Comments

Submitted by Pjetri (not verified) on

<p>Une i trembem ndonje mesymje te europianolindoreve drejt Shqiperise. &nbsp;Arritjet e shkelqyera berishiane kane plot te mira, por edhe risku qe thashe ekziston. Zoti na ruajtte!</p>

Submitted by Vlora (not verified) on

<p>Fitorja e PD ne keto zgjedhje eshte me te vertete me rendesi jetike per Shqiperine, me Ramen vetem hallet do shtohen</p>

Submitted by pilo (not verified) on

<p>&nbsp;Ky hajvan me gjithe lecka meriton cmimin Nobel si mashtrues .</p>

Submitted by Rena (not verified) on

<p>Transformim bizarre i personalitetit, njeriu i vjeter, rekme, i tranzicionit, mbase kjo eshte krijesa me e peshtire e demokratures ose tiranise demokratike.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.