PS i hedh dorashkën e dytë Llallës: Çfarë do bësh me denoncimin e Zafar Ansar?

Deputeti i PS, Eduard Shalsi gjatë një konference për shtyp ka folur sot rreth intervistës-denoncuese të biznesmenit Zafar Ansar dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë. Është rasti i dytë brenda pak ditësh (pas padisë për privatizimin e HEC-eve) që PS i drejtohet publikisht për reagim Adriatik Llallës.
Citohet Shalsi: “Jemi njohur edhe më parë me rastin e biznesmenit Zafar Ansar nëpërmjet korrespondencës që ai i kishte vënë në dispozicion dhe ishte bërë publike nga një gazetë kurajoze. Por dje të gjithë patëm mundësinë që për herë të parë të dëgjonim direkt dhe nga vetë goja e këtij biznesmeni, që doli publikisht dhe u tregoi shqiptarëve të vërtetën e bllokimit të investimit të tij prej rreth 100 milion Eurosh në Shqipëri. Një biznesmen pati kurajën të denonconte publikisht por sa të tjerë nuk kanë kurajën ta bëjnë këtë gjë? Në cilin vend demokratik do të mund të imagjinohej që Kryeministri i vendit të adresonte një investitor të huaj potencial tek zyra e së bijës për konsulencë dhe për ta pajisur ose jo me licencë? Ky denoncim është një rast flagrant dhe rikonfirmim i faktit se pa bekimin e së bijës së Sali Berishës, bekim i cili paguhet dhe paguhet shtrenjtë madje, nuk mund të investosh në Shqipëri. Por çfarë do të bëjë tani Prokuroria, kjo është një pyetje normale që e bën çdo shqiptar, pasi është njohur me këtë dëshmi të mekanizmit të korrupsionit? I takon këtij organi që të provojë që të rikthejë besimin tek qytetaret se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin”. A.N.
Comments
Jo dorashkën e Argitës të
<p>Jo dorashkën e Argitës të hedhë Ps-ja por edhe brekët e fëlliqura të saj e të çdo krimineli apo prostitute politike, Llalla nuk bëhet kurrë Kos.</p>
Ah, LLalla moj llalle,une
<p>Ah, LLalla moj llalle,une hidh uje e ti prape e bardhe!Ky i zbuloi pasurite e fshehura kur ishte ne ILKDP e tani do ndrisi prokurorine...</p>
Add new comment