Shënim: Fitore si e 22 marsit 1992?

Sali Berisha, në kuadër të hapjes së fushatës zgjedhore, mblodhi sot gjithë krerët e degëve të PD-së dhe u tha se në 23 qershor kërkon një fitore si ajo e 22 marsit 1992, kur koalcioni i udhëhequr prej tij mori rreth 66% të votës popullore. Por sa larg këtij objektivi kanë qenë koalicionet e udhëhequr prej tij nga viti 2001 e këtej?
Në vitin 2001, koalicioni i tij mori rreth 37% të votës popullore. Në vitin 2005, pasi koalicionit iu bashkua partia e Pollos (e cila kishte marrë 5.6% të votave në zgjedhjet e mëparshme) Berisha regjistroi rezultatin 41.2%. Në vitin 2009, kur koalicionit të tij iu shtuan edhe nja 10 parti të tjera të vogla, Berisha regjistroi rezultatin 46.9%. Në vitin 2011, po të zbriten votat e LSI-së, koalcioni i udhëhequr nga Berisha mori 44.2% të votës popullore.
Aktualisht, LSI-ja duket se nuk do t’i bashkohet koalicionit parazgjedhor të Berishës, FRD-ja dhe AK-ja s’kanë asnjë gjasë t’i bashkohen, dhe vetëm partia 1-përqindëshe e Nard Nokës i është bashkuar. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë dhe INSTAT-i njoftojnë se konsumi dhe investimet kanë rënë në krahasim me 2009-ën.
Në këto kushte, ku do t’i gjejë votat Berisha për të arritur 66-përqindëshin e 92-shit?
E.Zaloshnja
Comments
Në këto kushte, ku do t’i

Në këto kushte, ku do t’i gjejë votat Berisha për të arritur 66-përqindëshin e 92-shit?

Po do ti vjedhe a derebardhe. Ujku qimen e nderron por zakonin se harron. Sidomos kur ben dimer i eger çan dhe njerzit. Po projekton 96 Kryekusari duke e ditur qe vetem nje masaker elektorale si ajo e 96 e shpeton ate. Sepse vetem nga trazirat dhe hiri germadhave ai ngrihet si Feniksi. Me shtetin ligjor te dhalles fshin bythen.

Zoti ndihmon dhe hajdutin dhe

Zoti ndihmon dhe hajdutin dhe te zotin e shtepise.

Te lumte Artur. Bingo. E

Te lumte Artur. Bingo. E gjete pergjigjen e sakte DO TI VJEDHI HAHAHAHAHAHAHA. Dhe pastja do dali ai wolfarthi a si e ka emrin dhe do thote pranoni rezultastin se vitin tjeter me mire hahahahah.

HAahahaha, por do ti vjedhe,

HAahahaha, por do ti vjedhe, kot nuk emeroi Ristanistiken ne pozicionin e ri. Emeroi nje kryeprokuror te ri, dhe KQZ e ka ne dore. Policine te mbushur me shpellare e ka ne dore, dhe Presidentin e ka ne dore.

Sali Berisha si individ, ka qene gjithmone i urryer nga shumica e shqiptareve. Ne 1992 nuk ishte Berisha ai qe mori 66% te votave, por ishte fakti qe njerezit votuan per ndryshimin, per nje te ardhme me te mire, qe doli me e keqe.

qe ishte i urryer e tregon

qe ishte i urryer e tregon fakti qe kur i doli shqiptareve perballe ne emer te tij personal per referendumin e kushtetutes se 1994 humbi ndjeshem. por shume gazetareve, perfshire ketu edhe Zaloshnjen, u intereson mistifikimi i Berishes sepse mendojne se ne kete menyre kane shanse me shume per ta mposhtur. Te njejten llogjike ndjek edhe e majta italiane me Berluskonin, por rezultati eshte ai qe njihet: Berluskoni vazhdon te marre vota ne sektorin e tij, dhe arrin me sukses ta kompaktifikoje pjesen e votuesve tetij historike. Te njejten gje realizon Berisha, pavaresisht se me votuesin historik te PD-se, Berishen nuk e lidh asgje. Sidoqofte, votuesi historik i PD-se, nuk sheh alternativa ne partine e tij, dhe i ngelet vetem Lideri! Kjo fale edhe Zaloshnjes e te tjereve si ai. Te cilet kete deshire te tyre per te krijuar lider, qofte djathtas qofte majtas, e kane edhe sepse indirekti ndihmojne edhe liderin qe atyre u pelqen ne kete moment: Ed Ramen. Pavaresisht se thelle thelle ne keto dy vitet e fundit do te jene bere jo pak pishman qe nuk ndikuan ne shtimin e konkurrences ne PS. Nje parti si PS qe nuk arrin te prodhoje asnje figure te rendesishme per vite rrjesht, eshte nje parti e pjerdhur. Dhe kur perballe ke nje makine politike si Berisha, atehere fillon e shikon se si ke gabuar. Sepse sot na thone qe Edi nuk mund te sillet si Berisha, sepse Edi eshte qytetar. Por une do t'u thoja qe populli nuk do te dije se sa qytetare eshte Edi apo e shoqja (sepse duhej te futej ne valle politike ne kohe fushate kjo zonje a mund te na e thote ndokush? vetem shton rreziqet sepse qartasi asnje leverdi nuk sjell) por u intereson nje lider i afte te perballoje Berishen e klanin e tij, jo te fshihet ne intervista me cicerima. Sidoqofte kjo eshte kauze e humbur tashme...

Po, dhe me duar në xhepa

Po, dhe me duar në xhepa bile. Kauzën me gjithë diskurs i ka gati. S'i mungon gjë.

Përballë, përveç ulërimave dhe psherëtimave, s'ka as kauzë, as diskurs, e as njerëz bile.

Ju gazetaret nuk jeni ne

Ju gazetaret nuk jeni ne rregull. Cfar kujto se do thote Berisha, mvje keq o militante por do i humbim zgjedhjet ksaj rradhe?! Eshte mese normale qe thote do ti fitojme. Qellimi i Berishes eshte thjesht te fitoje sa me shume deputete ne menyre qe te kete aq pushtet ne parlamentin e ardhshem qe te mbroje pasurine qe ai dhe miqte e tij kan bere kto 8 vjet.

FUNDERRINAT E TE GJITHA

FUNDERRINAT E TE GJITHA LLOJEVE BASHKOHUNI- ky ishte thelbi i gjithe fjalimit te Berishes. Pra sipas tij populli shqiptar qenka nje mbeturine, te pakten gjysma e ketij populli qe nuk e voton Berishen. Mirtepo ndryshe nga media ne SHBA e cila kur kandidati per president Romny, i shkau goja dyke thene dicka me te lehte per 47 % e te votuesve qe ai nuk do t'jua kerkonte voten, ketu ne Shqiperi, edhe media edhe opozita hesht per ofeza dhe gafa me te renda te Berishes.

Ps. Ne fakt kete deklarate Berisha e beri duke demostruar qartazi nje nervozizem dhe c'ekuilibrim te dukshem mendor. Edhe kete gje ju te medias nuk e vute re. Ne fakt ai nuk merakoset nese te gjithe funderrinat dhe plehrat bashkohen me te. Pasi kur bashkohen me te ky ju ben riciklimin...

Add new comment