Një në dy shqiptarë ndihet "100 përqind i pasigurtë"?

Në rreth 30 mijë dyqanet ushqimore dhe të fruta-perimeve, si dhe në furrat, që janë biznese të vogla në mbarë vendin, numri i personave që marrin me lista është katërfishuar vetëm në dy vitet e fundit. Ky është rezultati ende jo i bërë publik i një anketimi të kryer nga një OJF shqiptare e fushës.
Armatës së gjatë të pensionistëve, të papunëve dhe invalidëve u është shtuar numri i të papunëve të rinj, ose atyre që përfundimisht e kanë humbur çdo lloj shprese për t’u punësuar. Në listat e atyre që e marrin bukën, ushqimet e tjera dhe frutat veresie janë edhe qindra e mijëra familje shqiptare që kanë të punësuar në rradhët e tyre, por që shtrenjtimi i shumë produkteve ua ka bërë të pamundur përballimin e jetesës me të ardhurat normale që marrin çdo muaj. Studimi i OJF përfundon se gjatë katër viteve të krizës 2008-2012 një në çdo dy shqiptarë ndihet 100 përqind i pasigurtë për fatin e të ardhurave të tij dhe të sigurimit të jetesës për vete dhe familjen.
Një konfirmim të tërthortë të këtij shqetësimi dhe pesimizmi të thellë e jep edhe vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë, bankës sonë qendrore. Kosto e jetesës për konsumatorët është rritur në tremujorin e fundit të vitit 2012, në krahasim me tremujorët e mëparshëm. Banka e Shqipërisë anketon periodikisht konsumatorët dhe bizneset mbi pritshmëritë e tyre. Dhe vlerësimi i fundit i konsumatorëve për situatën e familjeve dhe situatën ekonomike në tërësi gjatë tremujorit të katërt 2012 ishte me rënie. Problem themelor mbetet papunësia, e cila, sipas tyre, për gjashtë muajt e parë të këtij viti(2013) do të rritet edhe më shumë. Bazuar në këto shqetësime, besimi i konsumatorëve për ekonominë e vendit dhe vetë gjendjen e tyre qëndron aktualisht 4.1 për qind poshtë mesatares afatgjatë.
Në të njëjtën situatë pesimizmi dhe mungese perspektive si individët ndodhet edhe biznesi, përfaqësues të të cilit kanë pohuar për Bankën e Shqipërisë se pritjet për ecurinë e ekonomisë janë shumë më të ulëta se normalja. E.Shehu
Comments
Po te pakten na thuaj se

Po te pakten na thuaj se kush eshte kjo OJF ti botuesi me mbiemerin Shehu, sepse me sa di une sbesoj te kete ne shqiperi OJF. Keto organizata vetem jo fitimprurese nuk mund te quhen sepse nga dikush keto marrin financime sepse paret si paguajne nga xhepi i tyre. Prandaj ben mire te pyesesh a eshte vertet jo fitimprurese kjo organizate?

Pershendetje. E mirekuptoj

Pershendetje. E mirekuptoj verejtjen tuaj dhe e prisja nje reagim te tille. OJF-ja ekziston. Por emri i saj dhe i raportit per disa rrethana te caktuara me eshte kerkuar te mbetet konfidencial. Eshte nje raport qe nuk eshte bere per publikun e gjere. Kerkoj ndjese qe nuk mundem ta citoj. Falenderoj redaktorin e ResPublica qe i klasifikon shenimet qe u dergoj me email. Faleminderit

Beno paraja nuk rritet ne

Beno paraja nuk rritet ne peme, t'gjitha OJF-te, nga dikush do i marin financimet. Pastaj ke ndonje dyshim ti me rezultatet e OJFs?

Por një në dy shqiptarë

Por një në dy shqiptarë ndihet krejt i sigurtë.

Kjo ndodhë sepse kemi ritje

Kjo ndodhë sepse kemi ritje ekonomike jemi ndër të tretët në europë prandaj jemi këtu ku jemi

Add new comment