Berisha: Rritja, 2.7 %, Bode: 1.5 %, BB: 0.8 %

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje në mbledhjen e qeverisë se gjatë 3-mujorit të tretë të vitit të kaluar rritja ekonomike e Shqipërisë ka qënë 2.7 përqind. Citohet Berisha: “Në këto vite të krizës vendi pari qëndrueshmëri ekonomike. Shqipëria renditet e katërta në botë për shndërrimin e rritjes në mirëqenie për qytetarët. Nuk mund të ketë tregues më të thellë qendrueshmërie në kuptimin më absolut të fjalës sesa aftësia, suksesi i shndërrimit të rritjes në mirëqenie. Kjo dëshmon më mirë se çdo gjë tjetër për të gjitha reformat, politikat dhe suksesin e tyre”.
Shifra e Berishws është e ndryshme nga ajo që dha ministri i tij i Financave. Ministri Bode foli për rritje 1.5 përqind. Dhe në të njëjtën ditë vjen edhe reagimi i Bankës Botërore që jep një shifër krejt tjetër të rritjes ekonomike. Banka Botërore ka publikuar një raport të ri parashikimi për ekonominë globale deri në vitin 2015. Sipas raportit, rritja në Europë dhe Azinë Qëndore ku bën pjesë edhe Shqipëria ra ndjeshëm në vitin 2012. Banka Botërore thotë se rritja ekonomike për Shqipërinë gjatë 2012 ka qënë 0,8 për qind. Raporti përmend Shqipërinë ndër vendet që patën një ulje të ndjeshme të konsumit të brendshëm, nivelit të kreditimit dhe të të ardhurave nga imigrantët, ndërkohë që papunësia mbetet e lartë. E.Shehu
Comments
Kush e ka bere karikaturen??
<p>Kush e ka bere karikaturen?? Bukur! Mendoj se karikatura te tilla here pas here do ta benin site-n shume zbavites.</p>
Add new comment