Arkiv-Lajme
Një reflektim me pikëpyetje mbi historinë e policisë shqiptare
Në 100 vjetorin e Policisë së Shtetit, Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm mbajtën fjalën e rastit.
Shënim: Dy krahasime që Berisha nuk i ka bërë…
Shitjet me pakicë janë objektivi final i një ekonomie tregu – bizneset nuk i prodhojnë (ose importojnë) produktet e tyre thjesht për t’i mbajtur në magazina; ata synojnë t’ua shesin konsumatorëve në rrjetin e tregëtisë me pakicë.
Lista e firmëtarëve kundër opozitës e kaloi 100-shen. Rama: “Specie të krijuara në laboratorin e Enver Hoxhës”
Lajmi që nënshkruesit e peticionit kundër Ramës (lexo: kundër opozitës) na qenkan bërë 100 intelektualë, nuk ka sesi të të lërë indiferent. Paskemi 100 intelektualë? Në çdo hall që ka Shqipëria, që nga shkatërrimi i trashëgimisë kulturore e deri te prerja e kokave të vajzave të reja, nuk arriti kurrë të mbledhë mbi 10-15 kokrra intelektualësh në protestë. Duket e panevojshme të debatosh për numrin, sepse qeveria i ka të tëra mjetet të gjejë edhe 1 mijë edhe 100 mijë intelektualë, për të firmosur kundër opozitës.
Erë e majtë po fryn… Në Çeki, kandidati i majtë fiton raundin e parë të presidencialeve!
Koalicionet - kooperativat e bashkuara shqiptare – lajmi më i keq për shqiptarët!
Mentor Kikia, në një shkrim te G.Sh. i quan koalicionet e reja, “kooperativat e bashkuara shqiptare” sipas Kikisë, “Nuk ka patur shprehje më domethënëse në politikën shqiptare se ajo e stisur prej këshilltarëve mediatikë të kryetarit të opozitës, të cilët duket se janë edhe më të zellshëm se vetë Rama që ky të vijë në pushtet: ‘Të bashkohen të gjithë, edhe qelbësirat e Shqipërisë, vetëm të rrëzojmë Sali Berishën nga pushteti’.”
Dosja e Berishës, ekziston!? Spahiu: “do ta bëjmë publike gjatë zgjedhjeve!”
Aleanca Kuq e Zi nuk ka ndalur akuzat e saj ndaj kryeministrit të vendit Berisha, njofton Vizion Plus. Gjatë një takimi me qytetarë të njësisë 7 dhe 8, kreu i AK-së Kreshink Spahiu tha se me ardhjen e tij në pushtet do të fillojë hapjen e dosjeve të të gjithë bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit gjatë regjimit të komunizmit, ku pjesë e tyre është edhe ajo kryeministrit, por dosja e tij sipas Spahiut do t’i prezantohet shqiptarëve gjatë fushatës elektorale.
Akuzat ‘familjare’, mes PD e PS, vazhdojnë…
Vazhdojnë akuzat e Ballës ndaj familjes së K/ministrit, bazuar mbi tëdhënat e deklaruara nga vetë ata. Bie në sy pagesat për mësuesi. Ndërkohë që vendet e punës për mësues blihen me para në dorë, siç është dokuementuar
“Argita merr 146 milionë lekë në vit të ardhura vetëm nga mësuesia… Jamarbër Malltezi është mësues me 70 milionë lekë të ardhura në vit vetëm nga mësuesia.” Thotë Balla.
Kur hajduti thërret "kapeni hajdutin”
Gazeta Dita hapet sot me një “matematikë” shokuese: Në 12 muaj shifra e vjedhjeve ën administratë është 127.5 milionë dollarë abuzime. Nëse llogarit që 1920 orë pune është orari zyrtar i adminstratës (e nuk kemi arsye të besojmë se lodhen për popullin duke punuar overtime) i bie që në shtet vidhen 66mijë dollarë për një orë punë.
PS më mirë në aleancë me LSI se FRD? Po, sipas Ngjelës.
Rishfaqet me video Armata Kombëtare Shqiptare. A thua ka krah politik?