Lista e firmëtarëve kundër opozitës e kaloi 100-shen. Rama: “Specie të krijuara në laboratorin e Enver Hoxhës”

Postuar në 13 Janar, 2013 09:26

Lajmi që nënshkruesit e peticionit kundër Ramës (lexo: kundër opozitës) na qenkan bërë 100 intelektualë, nuk ka sesi të të lërë indiferent. Paskemi 100 intelektualë? Në çdo hall që ka Shqipëria, që nga shkatërrimi i trashëgimisë kulturore e deri te prerja e kokave të vajzave të reja, nuk arriti kurrë të mbledhë mbi 10-15 kokrra intelektualësh në protestë. Duket e panevojshme të debatosh për numrin, sepse qeveria i ka të tëra mjetet të gjejë edhe 1 mijë edhe 100 mijë intelektualë, për të firmosur kundër opozitës.

Vetë Edi Rama, ka dalë sot dhe ka përcjellë në një koferencë për shtyp opinionin e tij për “100 lulet”.

Ka thënë Rama: “Specia e intelektualit që pozicionohet pro qeverisë dhe kundër opozitës është krijuar në laboratorin e Enver Hoxhës. Ndjej keqardhje dhe një lloj dhembshurie njerëzore për këta njerëz që në vitin 2013, në një Shqipëri të lirë, ndonëse jo demokratike, firmosin peticione kundër opozitës,” tha Rama, i cili tha se ai vetë kishte një nocion të ndryshëm për fjalën “intelektual” nga ajo që po përdoret në këtë rast. Rama shtoi se ka informacione se në sistemin e shëndetësisë në vend, mjekët janë vënë nën presion për të firmosur peticionin kundër tij.

k.c.

Comments

Submitted by adele (not verified) on

<p>Te lutem Redaksi. Visar Zhiti e co eshte i edukuar e rritur ne laboratorin e Enver Hoxhes!!!! Ne burgjet e Enverit po kur Rama, qe ju e mbroni me kaq pathos se po le Shqiperine jashte per Fierin, ku bashkiaku i qytetit na lidhet me firma te dyshimta, jashte Evropes!!! Pak me realiste ju lutem dhe jo kaq partiak e te verbuar! Po beheni si gazete e PS-. Nuk mund njeri tju preke&nbsp; &quot;yllin&quot; tuaj e ofendoni kedo.</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Koloreto / Redaksia citon Ramen per laboratorin. Po edhe po te ishte fraze e redaksise thelbi po ai eshte: pozicioni i intelektualit te mirefillte nuk ka se si te jete perkrah qeverise ne sulm ndaj opozites. Te ashtuquajturit intelektuale qe kane nenshkruar perticionin e bejne kete pasi jane te lidhur me pushtetin, p.sh. emri qe ju permendni ka interes te jete diplomat vetem ne Rome dhe jo ne ndonje vend periferik.</p>

Submitted by Kapterri (not verified) on

E moj Dele! Kushedi sinja ka kapur bishtin Sala Visarit. Turp ti vije nese i eshte ngrehur per te nenshkruar nje por....cion. E ka mire Edi kur ju kujton ketyre pseudo intelektualeve qe te ngrene zerin per shkaterrimin e aty pak vlerave qe na kane mbetur. Fizike, se vlera morale nuk ka ne Shqiperi. Sa per teorine e integrimit per ato tre palo ligje, ti ndoshta nuk e ke ate intelekt, po ato 100 in-dele-ktu-halet e dine shume mire se Shqiperia te pakten per 10-15vjet nuk ka per t ' ja hapur njeri deren e Evropes. Lidhur me pjesen & Co, mjeket, infermieret dhe laborantet nuk i njoh, por njoh kompozitoret e "merituar" te cilet per default jane miqte e PD-se ( nuk mund te presesh reagim tjeter nga vellai i Zhulalit) dhe miq te burrit te Zhozefines. Eshte e drejta e tyre te perkrahin PD por jo nen petkun e intelektualit, se vetem intelektuale nuk jane

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ja qe nuk thone kot: budallane mos e pyet se te tregon vete. Me mire do te ishte: Maskarane mos e pyet se te tregon vete. Sot edhe maskaralleku qenka mburrje. Por mos u çudisni se eshte koha e budallenjve; eshte koha e maskarenjve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.