Rishfaqet me video Armata Kombëtare Shqiptare. A thua ka krah politik?

Postuar në 12 Janar, 2013 15:36

 

Pas komunikatës për media të Armatës Kombëtare Shqiptare, Kohavisioni në Prishtinë ka siguruar edhe pamje filmike të një takimi të pjesëtarëve të saj diku në Kosovë. Situata e krijuar në Luginë të Preshevës dhe në pjesën veriore të Kosovës janë pikat të cilat diskutohen nga njerëz që e quajnë veten eprorë të AKSH-së. Me një vendim të prerë AKSH-ja kërkon mobilizim të të gjithë pjesëtarëve që të jenë të gatshëm të mbrojnë trojet shqiptare.  Ata deklarohen se kanë armatimin më modern të kohëve të fundit dhe e prezantojnë më shumë nëpërmjet fotografive, njofton Koha Ditore.
Në faksimilen e siguruar nga KTV figurojnë “Komandant Koçaku” dhe “Komandant Klina”, ku kërkohet mobilizimi i pjesëtarëve të AKSH-së. Deri më sot, AKSh ishte quajtur edhe “ushtri virtuale”, sepse ekzistenca e saj ishin vetëm disa deklarata pompoze. Njësitë ushtarake (pavarësisht se vetë-quhen armatë) kanë nevojë për një krah politik që i mbështet, që të mund ët funksionojnë. Deri më sot, askush nuk i ka dalë  politikisht për zot kësaj lëvizjeje, dhe aq të rehatuar në pushtet saç duken aktorët politikë në trevat shqiptare, vështirë të dëgjojmë së afërmi për një krah politik të AKSh. K.C.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Edhe kete si Sala. Patriote te medhenj.&nbsp; Po te mos ishte NATO trojet shqiptare ne Kosove&nbsp;as qe do te ekzistonin. Dhe çfare do te bejne keta me maska?! Do ndeshen me Serbine?! I pame ne &#39;99. Politike dhe patriotizem folklorik si ai per 100 vjetorin.</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Kur jane kaq te gatshem keto te AKSH pse nuk heqin barrikadat e serbeve ne veri?!</p><p>Zgjidhja e problemeve etnike duhet te jete politike por cfare faji kane keta shqiptare kur politikanet e tyre nuk e kane medjen tek hallet e shqiptareve por te xhepi i tyre. Te paret qe duhen vrare jane politikanet e shitur qe kemi sesa serbet.</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>(DELETED)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.