Arkiv-Lajme

S.B. në FB (një postim për "pallatin e Ramës" sipas asaj që "gazetari nën zë ia tha kolegut pranë tij")

Postuar në 14 Janar, 2013 07:48

Pas "çantës së Barjabës", tema e preferuar e S.B. - (kështu firmos në postimet në Facebook) - këto ditë të denoncimeve për pasuritë e fëmijëve Argita e Shkëlzen, është bërë "pallati i Linda Ramës". Postimi i radhës i S.B. në FB mbështetet në një info që (shkruan s.b. në postim): "gazetari nen ze ia tha kolegut prane tij..."

Postimi i plotë:

Zvicra kryeson përpjekjet për ta çuar Sirinë në GJNP

Postuar në 14 Janar, 2013 07:35

Më shumë se 50 vende, të udhëhequra nga Zvicra, do t’i kërkojnë sot Këshillit të Sigurimit ta referojë Sirinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, një lëvizje që do të hap rrugën për ndjekje penale të krimeve të luftës. Një letër e siguruar nga agjencia Associated Press citon përfundimet e një paneli të OKBsë që dokumenton turtura, dhunë seksuale dhe ekzekutime masive që kanë ndodhur në Siri që nga fillimi i kryengritjes në mars të vitit 2011.

Plumba kryeministrit dhe zyrave të partisë së tij

Postuar në 14 Janar, 2013 07:26

Persona të panjohur hapën zjarr në drejtim të zyrave të Partise që kryeson koalicionin qeverisës në Greqi, “Nea Dhimokratia” - raportojne mediat greke. Sipas tyre, dy persona u diktuan ne afersi te zyrave te kesaj partie ne rrugen Singru dhe pasi roja i godines kerkoi te ndalonin, ata hapen zjarr me kallashnikove ne drejtim te godines, duke demtuar ate. Policia thote se gjeti ne toke 9 gezhoja te armes vdekjeprurese, madje nje prej plumbave ka goditur zyren e kryeministrit Andonis Samaras.

Prokurori i Perusë kërkon qartësime mbi lidhjet e kryeministrit shqiptar me ish-ministrin e kërkuar nga Interpoli

Postuar në 14 Janar, 2013 06:40

Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri me ish ministrin peruan Manuel Blacker Miller ditën e enjte në Tiranë. Mediet peruane kanë informuar dje në lidhje me qëndrimin e prokurorit Julio Arbizu. Prokurori Arbizu ishte i ftuar në studion e “RPP News” dhe që në fillim të intervistës ka saktësuar se ndryshe nga sa kanë pretenduar autoritetet shqiptare, ka patur një arrestim të Millerit në Shqipëri, por më pas ai është lënë i lirë.

Na keni nxjerrë gabimisht nga shtëpia, na keni hequr edhe të drejtën të ankohemi në Gjykatë - i shkruan Berishës, familja Nushi

Postuar në 14 Janar, 2013 04:13

Ylli Nushi, jurist dhe ish-gjyqtar, djali i Gogo Nushit ish-ministër i Tregtisë i Shqipërisë në vitet '60 ka botuar një letër të hapur për Berishën sot në të përditshmen DITA. Nushi dhe familja e tij janë nxjerrë nga shtëpia këto ditë në zbatim të Aktit Normativ të Qeverisë “Për lirimin e shtëpive të ish­pronarëve”.

Pasuria e 55 miliarderëve shqiptarë (me kamje sa gjysma e PBB) u rrit me 4.1 për qind

Postuar në 14 Janar, 2013 03:16

"Debati mbi pasurinë dhe varfërinë në vend ka përplasur jo pak herë qeverinë dhe opozitën. Kjo e fundit pretendon se në Shqipëri pasuria është përqendruar në pak duar dhe se të varfrit po shtohen, ndërsa ministri i Financave thotë se mirëqenia e shqiptarëve është rritur me 13 për qind - raporton e përditshmja SHQIP.

ARGO, fituesi surprizë i Globit të Artë në Hollivud

Postuar në 14 Janar, 2013 02:46

Filmi Argo është fituesi surprizë i Globit të Artë në Hollivud. Mbrëmë ai fitoi çmimin filmi më i mirë dramatik dhe Ben Affleck fitoi Globin e Artë si regjisori më i mirë. Mendohej që këto çmime t'i fitonin ose filmi Lincoln ose Zero Dark Thirty.

Faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave përdoret për propagandë partiake

Postuar në 14 Janar, 2013 00:06

Linku www.km.gov.al është weblinku i faqes zyrtare të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në internet. Në të paraqitet aktiviteti i përditshëm i punës së kryeministrit dhe i qeverisë. Të gjitha këto përsa i përket aktivitetit zyrtar dhe që kanë lidhje me punët e shtetit. Të enjten mbrëma, kryeministri Berisha ka qenë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Ish-nr 2 i Bush, Powell, sulmon Partinë Republikane për racizëm ndaj Obamës!

Postuar në 13 Janar, 2013 13:14

 

Gjatë një interviste për “Meet The Press”, Kolin Pauell kritikoi Partinë Republikane për racizëm, duke thënë se përdorimi i përsëritur i liderëve të partisë të fjalëve të koduara raciste kundër presidentit Barack Obama dhe për të motivuar votuesit e bardhë konservatorë është i turpshëm.

Siç raportohej në  Think Progress, pa përmendur emra,  Pauell veçoi ish-Guvernatorin e New Hampshire, John Sununu, si dhe Sarah Palin, të cilët, i akuzon ai, përdorën terma të kohës së skllavërisë për të përshkruar Obamën:

Vetë/Vrasja e Mehmet Shehut e pregatitur në Zelandë? Kush ishte mjeku misterioz i i elitës komuniste që e vizitoi dëshmitarin?

Postuar në 13 Janar, 2013 12:08

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme