Prokurori i Perusë kërkon qartësime mbi lidhjet e kryeministrit shqiptar me ish-ministrin e kërkuar nga Interpoli

Postuar në 14 Janar, 2013 06:40

Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri me ish ministrin peruan Manuel Blacker Miller ditën e enjte në Tiranë. Mediet peruane kanë informuar dje në lidhje me qëndrimin e prokurorit Julio Arbizu. Prokurori Arbizu ishte i ftuar në studion e “RPP News” dhe që në fillim të intervistës ka saktësuar se ndryshe nga sa kanë pretenduar autoritetet shqiptare, ka patur një arrestim të Millerit në Shqipëri, por më pas ai është lënë i lirë.
“Së pari dua të them se unë personalisht jam interesuar pranë autoriteteve të Interpol-it, të cilët më kanë rikonfirmuar se ditën e enjte më datën 10 Janar është arrestuar ish-Ministri i Jashtëm Peruan Manuel Blacker Miller në Tiranë, Shqipëri. Të njëjtat autoritete më kanë konfirmuar se në një kohë shumë të shpejtë ai është liruar. I kam kërkuar informacion Interpol Tiranës se mbi ç’bazë është liruar zoti Miller pasi shteti i Perusë ka dërguar në Interpol kërkesën për arrestimin dhe ekstradimin e tij, por autoritetet e Interpol Tirana më thanë se nuk ishin në gjendje të më jepnin në këto momente përgjigjen mbi motivet e lirimit të Miller-it”, ka deklaruar dje Arbizu.

Dhe më tej, duke komentuar kontekstin në të cilin është liruar ish-ministri, prokurori Arbizu ka përmendur me emër Sali Berishën. "Ne ende nuk i dimë arsyet që detyruan autoritetet shqiptare për lirimin e tij, por ky fakt është shumë indinjues, sepse për të ka një urdhër arresti dërguar ligjërisht Interpol-it nga shteti peruan. Ne kemi ende të paqartë marrëdhënien mes kryeministrit të atij vendi Sali Berisha dhe Manuel Blacker Miller-it dhe se çfarë ndikimi ka kjo marrëdhënie" - tha dje Arbizu për 'RPP News '.

Më shumë:

http://gazetadita.al/kryeprokurori-peruan-ne-rpp-news-duam-l...

Comments

Submitted by Pjetri (not verified) on

O Mustafa, mos u merrni me nje ceshtje qe eshte thjesht tallambace. Dr. Blacker- Miller ka dhjete vjet qe punon ne Miami, ShBA. Eshte logjike qe sapo vendoset per nje periudhe pune ne Shqiperi, ta kerkoje interpoli dhe  vete ShBA qe e kish me emer e mbiemer te plote?! A eshte logjike qe nje deputet socialist me mangesira qe kerkon vend e pa vend te godase Berishen, ndot dhe Bashkine me te rendesishme socialiste e cila ka vite qe kerkon te ndertoje ne Fier nje pallat sporti dhe nje Uzine moderne per djegje plehrash?! Interesi i atyre qe kryebashkiakun fierak duan ta rrezojne eshte qe Fieri te mos kete as pallat sporti e as uzine plehrash si objekt i nevojshem ambientalist dhe as nje qender punesimi per qindra e qindra njerez. Se a do te jene edhe plehra te importuara apo thjesht "jashtqitje" shqiptare ato qe do te digjen atje, kjo rregullohet me nje ligj te rrepte (dhe te zbatueshem!) qe ndalon importin e plehrave. Dr. Blacker-Miller eshte nje pjestar i kabinetit ne kohen e Fujimorit i cili kabinet u inkriminua per grushtin e shtetit te Fujimorit, por qe ministrat e tij jane cliruar nga kjo akuze dhe per me teper Blacker - Miller ka qene ne postin me te paster nga represionet, si minister i jashtem. Sot eshte nje impresario i sukseshshem dhe keto jane gjera te verifuikueshme. Ky prokurori eshte armik i atij kabineti dhe me stilin shqiptar urren tere ministrat para tij. Ai nuk pyet a u arrestua sepse e di qe nuk ka arsye te arrestohet, por pyet perse u lirua duke shpresuar qe Milleri te kete shkelur ndonje lekure pjepri ne Shqiperi dhe ka ngrene koken me arrest. Dr. Blacker nuk eshte arresuar fare dhe eshte i lire. Por Arbizut i eshte pershpeitur ne vesh qe Interpoli i Tiranes, komkandohet nga KM. Mustafa! E ndot gazeten tende simpatike duke vene ne kryefaqe nje lajm, qe nuk eshte lajm, por nje spekullim "made in Albania" Ne vend te kesaj bej detyren e gazetarit dhe hidhu deri ne Bulevard e takoje. Po te deshirosh pyete pa kurrfare dorezash miresjelljeje e me siguri do ta disponosh te tere informacionin.

Submitted by Johnny (not verified) on

Shpresoj qe shpine ta keshe buze Gjanice . . . dhe qe te zgjihesh cdo mengjes me nje arome te kendshme . . . Po ku je o patriot shqiptar qe dashke me djek plera ne vend tend atje ku dhe ato mbrekulli te natyres (lumenjte) i ke shenderruar ne nje pocaqi . . . Po ku je o patriot shqiptar qe sthe gjys llafi kur u legalizua hotel Shkelzeni me shok . . . Po ku je o Mallakastriot shok i Baftjarit qe gjys leku si keni bere mire ketij vendi . . .

Submitted by Hithri (not verified) on

Mor Pjeter, po sa i ditur dhe sa i informuem qenke ti he  burre! Si me kene ne brendesi te zyrave te kryeministrise ne lidhje me boten e brendshme e t'jashtme. He, je dhe i mencem. Je perpjeke do mire  me e ba Mucin qe ta vrase ndergjegja( po pse po t'vjen keq per Mucin ty o Pjeter? Apo don qi Muci t'ruj integritetin e News-eve t'veta? Kjo tregon nji gjest shume human nga ana jote! Lum Muci qe ka kush e run te mos me ba gabime t'tilla ne t'ardhmen)

Dhe,  Sipas komentit tat o Pjeter, lum Shqypnia nqs ka nja 10 si ky Miller-i qe vjen e investon e na shpeton ne nga fukaralleku,  se paret qi marrim ne ka EU s'e ku shkojn s'e din kush. A ke informacion kaq t'hollsishme per ato pare ti o Pjeter?

Shnet e gjith t'mirat Zotni Pjetri!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.