ARGO, fituesi surprizë i Globit të Artë në Hollivud

Filmi Argo është fituesi surprizë i Globit të Artë në Hollivud. Mbrëmë ai fitoi çmimin filmi më i mirë dramatik dhe Ben Affleck fitoi Globin e Artë si regjisori më i mirë. Mendohej që këto çmime t'i fitonin ose filmi Lincoln ose Zero Dark Thirty.
Megjithatë, Daniel Dei Luis fitoi Globin e Artë si aktori më i mirë në rolin e tij në filmin Lincoln, ndërsa Xhesika Çastin fitoi trofenë si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin Zero Dark Thirty. Les Miserables fitoi në kategorinë e komedisë ose muzikalit dhe aktori në rolin kryesor Hju Xhekman fitoi Globin e Artë si aktori më i mirë në këtë kategori.
Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton bëri paraqitjen më të mirë të natës, siç u shprehën disa. Paraqitja e tij e papritur u prit me ovacione para edhe se ai të fliste. Zoti Klinton prezantoi framgente nga filmi Lincoln me regjisor Stiven Spilberg, film që porteretizon presidentin Linkoln, i cili udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile në shekullin e 19-të. Globi i Artë jepet në bazë të votimeve të Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollivudit. Aktiviteti është konsideruar shpesh si paraprirës i çmimit Oskar, që jepet muajin e ardhshëm. (VOA)
Add new comment