Faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave përdoret për propagandë partiake

Postuar në 14 Janar, 2013 00:06

Linku www.km.gov.al është weblinku i faqes zyrtare të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në internet. Në të paraqitet aktiviteti i përditshëm i punës së kryeministrit dhe i qeverisë. Të gjitha këto përsa i përket aktivitetit zyrtar dhe që kanë lidhje me punët e shtetit. Të enjten mbrëma, kryeministri Berisha ka qenë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Aty ai ka folur për fitoren e partisë së vet në zgjedhjet e qershorit, për kryeopozitarin Rama, për ish- Presidentin Topi, por s’la pa përmenduar edhe kafenenë e Shefikatit (Ngjelës), statistikat e Koços (Kokëdhimës) e me radhë. I gjithë ky zhvillim puro partiak është pasqyruar gjërë e gjatë në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave: http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17631.
Meqënëse linkun e faqes zyrtare të PD-së s’ia hap e lexon kush, duhet shfrytëzuar çdo lloj mjeti tjetër informacioni propagandistik.

Altin Ketro

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.