Ish-nr 2 i Bush, Powell, sulmon Partinë Republikane për racizëm ndaj Obamës!

Postuar në 13 Janar, 2013 13:14

 

Gjatë një interviste për “Meet The Press”, Kolin Pauell kritikoi Partinë Republikane për racizëm, duke thënë se përdorimi i përsëritur i liderëve të partisë të fjalëve të koduara raciste kundër presidentit Barack Obama dhe për të motivuar votuesit e bardhë konservatorë është i turpshëm.

Siç raportohej në  Think Progress, pa përmendur emra,  Pauell veçoi ish-Guvernatorin e New Hampshire, John Sununu, si dhe Sarah Palin, të cilët, i akuzon ai, përdorën terma të kohës së skllavërisë për të përshkruar Obamën:

Pauell: “Ka një rrymë të errët, të intolerancës brenda disa pjesëve të Partisë. Çfarë dua të them? Dua të them se ata të shohin nga lart-poshtë, nga pikpamja racore.

Fjalia se presidenti është "shuckin 'dhe jivin", një frazë raciste e vjetër, dhe përdorimi i termit “lazy” – dembel, një term që gjithashtu të çon në mendn fyerjet e hershme raciste, kanë bë rë që Powell si afro-amerikan të ndjehet po aq i fyer sa Obama.

Fjalët e Powell janë “trending” në Twitter, ndërsa shumë vetë e akuzojnë se ai “u shit” që kur u fut në “partinë e skllavopronarëve”, duke iu referuar Partisë Republikane.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.