Plumba kryeministrit dhe zyrave të partisë së tij

Persona të panjohur hapën zjarr në drejtim të zyrave të Partise që kryeson koalicionin qeverisës në Greqi, “Nea Dhimokratia” - raportojne mediat greke. Sipas tyre, dy persona u diktuan ne afersi te zyrave te kesaj partie ne rrugen Singru dhe pasi roja i godines kerkoi te ndalonin, ata hapen zjarr me kallashnikove ne drejtim te godines, duke demtuar ate. Policia thote se gjeti ne toke 9 gezhoja te armes vdekjeprurese, madje nje prej plumbave ka goditur zyren e kryeministrit Andonis Samaras. Autoritetet njoftojne se kane kaluar ne gjendje alarmi te kuq, mbas rritjes se tensionit politik midis se majtes radikale dhe Demokracise se Re. Situata politike ne Athine tashme konsiderohet si teper e tensionuar, ndersa priten edhe reagimet e partive te tjera lidhur me kete ngjarje.
Detaje:
http://www.nytimes.com/2013/01/15/world/europe/shots-fired-a...
Add new comment