Shqiptaro-amerikani i parë në post të lartë politik

Të dielën që kaloi, në Bronks të Nju Jorkut u bë ceremonia e betimit të shqiptaro-amerikanit Mark Gjonaj, i cili në muajin nëntor u zgjodh anëtar i asamblesë së shtetit Nju Jork. Biznesmeni Mark Gjonaj është shqiptari i parë që zgjidhet në një post politik të këtij niveli në Shtetet e Bashkuara. Mark Gjonaj është lindur në Bronks, por familja e tij ka ardhur në Amerikë nga Ulqini. Pas një beteje zgjedhore, së cilës Gjonaj i hynte për herë të parë, ai mundi të zgjidhet në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut me 150 anëtarë. Mark Gjonaj përfaqëson në asamble distriktin 80, ku jeton një numër i madh shqiptarësh, - raporton VOA.
Më shumë:
http://www.zeriamerikes.com/content/mark-gjonaj-shba-nju-jor...
Comments
Bronxi eshte me keq se
<p>Bronxi eshte me keq se Bathorja........hahahahaha</p>
Add new comment