8 shqiptarë në ditë (për çdo ditë të 2012-s) kanë tentuar të helmojnë veten – thotë kryemjeku i Toksikologjisë

Postuar në 16 Janar, 2013 10:54

Brenda një viti, rreth 3000 shqiptarë kanë tentuar t’i japin fund jetës. Rreth 4000 të tjerë janë paraqitur në urgjencë në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore. Diagnoza që u vendoset në spital është: helmim akut ose mbidozë. Për specialistët e Qendrës së Toksikologjisë në spitalin “Nënë Tereza”, këto statistika janë vetëm maja e ajsbergut – shkruan në numrin e sotëm e përditshmja PANORAMA.  Janë me dhjetëra rastet që nuk mbërrijnë gjallë në spital, apo edhe nëse ia dalin, nuk preferojnë të marrin trajtim të mirëfilltë mjekësor. Predominojnë helmimet me pesticide si fostoksina, nga të cilat vdekshmëria është tepër e lartë.

Shifrat i jep në një intervistë për këtë të përditshme, shefi i Qendrës së Toksikologjisë në QSUT, Zihni Sulaj. Dhe ngre alarmin për një rritje të frikshme të tentativave për vetëvrasje, sidomos te moshat e reja. Citohet Sulaj:

“Toksikologjia është zhvendosur në QSU që prej muajit mars. Gjatë këtij harku kohor janë paraqitur 6500-7000 raste. Kryesisht janë diagnoza me helmim akut ose mbidozë. Problemet më madhore janë në lidhje me alkoolin dhe drogat, që zënë mbi 60% të rasteve. Pastaj vijnë overdozat me preparate medikamentoze, kemi pasur rreth 1500. Të tretat renditen agrokimikatet, që përdoren për qëllime bujqësore. Pastaj vijnë helmimet aksidentale”.

Dhe këta janë vetëm me helmime. Po rastet me armë zjarri? A.N.

Comments

Submitted by victory (not verified) on

<p>E&nbsp;tmerrshme!!! Jetojme ne nje shoqeri qe vuan nga pesha e pesimizmit. Shume njerez nuk shohin te ardhme.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Nuk është çudi me të tilla hapa vigane që ka bërë mrëqënja e popullit është e natyrshme që të velen dhe se skan se çfarë të presin më</p>

Submitted by Kritiku (not verified) on

<p>Z.Nano, nuk me kujtohet ne cilin stacion televiziv,por para pak oresh degjoja nje mjek qe,per uljen e numerit te vetevrasjeve duhej rritur kontrolli i strukturave perkatese shteterore ndaj pesticideve apo si quhen ne gjuhen popullore helme,mundesisht ndalimin e importit te tyre qysh ne dogana. Nderkohe qe degjoja kete palo mjek, ne mendje me shkonte gjithc&#39;ka. Me konkretisht,gjithmone sipas lloogjikes se ketij palo mjeku apo ku di une c&#39;fare dreqin ishte, ne Shqiperi duhet te ndalohet shtitja,tregtimi apo perdorimi i litarit,duhet te ndalohen njerezit te afrohen prane detit,liqenit,rezervuarit etj, duhet te ndalohen njerezit te qendrojne apo jetojne &nbsp;ne katet e larta te banesave te tyre, e gjithc&#39;ka tjeter me shkonte ne mendje ndersa degjoja te fliste kete person. Mendoj se ky fenomen eshte i perhapur ne keto vite i ndikuar nga shume faktore. Sipas mendimit tim,tek personat qe vetevriten ndikojne varferia,papunesia,alkoolizmi,rrenimi i shoqerise shqiptare,politika agresive e ketyre 22 viteve(qe asnjehere nuk mund te quhet demokraci) si dhe pasiguria per te nesermen. Gjate bisedave me shoqerine time,shpesh diskutojme se,shoqeria jone po kalon ne depresion,nuk ka motivim,cdo gje shihet me pesimizem dhe tek te gjithe ndihet pasiguria per te nesermen.Nuk e di por nje faktor shume i rendesishem eshte politika dhe mediat.Ndersa cdo dite bombardohemi me sharje,fyerje,akuza te ndersjellta politikanesh dhe asnjehere ndeshkim te tyre per te gjitha ato akuza,kronika te zeza qe jane shumta dhe jepen ne fillim te edicioneve te lajmeve apo me shkronja te medha ne faqen e pare te gazetave, &nbsp;jane disa nga faktoret plotesues qe ndikojne drejtepersedrejti ne psikollogjine e njerezve te deshperuar per te arritur ne aktin ekstrem te vetevrasjes. Mendoj se politika duhet te mendoje per kete popull,te krijoje dhe aplikoje me shume politika sociale,te hape vende pune dhe te shpenzoje nga parate publike per te bere reklama ne media se jeta eshte e bukur dhe duhet te jetohet nga te gjithe. Vetem ZOTI ka te drejte ashtu sic ta jep edhe ta marre jeten e askush tjeter ne kete bote nuk e ka kete te drejte. Respekte z.Nano.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.