E kujt është toka që Berishajt tentuan t'i shesin biznesmenit pakistanez që i denoncoi në publik?

Deputeti socialist Erion Braçe, ka kërkuar sqarime nga vajza e kryeministrit se e kujt është toka që Argita Berisha ia ofroi biznesmenit pakistanez Zafar Ansar për ta blerë. “Toka është elementi tjetër kyç në çështjen “Zonja 3 milionë euro”. Po vijoj të bëj pyetjen e të kërkoj pergjigje: Zonja Argita, e kujt ishte toka qe ju i ofruat për të blerë zotit Zafar Ansar? E juaja? Nese po, si u bëtë ju pronare e saj? E Shtetit? Si e disponuat ju atë? E dikujt tjetër? E kujt? Por kam edhe një pyetje tjetër: Si i bleu “Crown Aquisitions” e Damir Fazlliç 25.030 m2 tokë në fshatin Rinia, buzë detit, aftër Porto Romanos në Durrës? Besoj se do të përgjigjeni. Ju jeni transparente”, - shprehet deputeti socialist, që ka publikuar edhe një faksimile të çertifikatës së pronësisë. (ne foto)
Ajo pjese e shtypit qe ka shkruar mbi intervisten-denoncuese te Ansar thote qe Argita Berisha i ka ofruar biznesmenit nje toke qe rezulton ne pronesi te Damir Fallic dhe u eshte marre banoreve te Porto Romanos per dy leke (disa duke i genjyer qe "toka eshte e helmuar" dhe te tjere duke i debuar). "Me kerkuan miliona euro per ate toke -thote Ansar ne interviste.
A.N.
Comments
Ndoshta e atij gjyqtarit te

Ndoshta e atij gjyqtarit te Vlores qe ekzekutuan.

Tashme Berisha dhe femijet e

Tashme Berisha dhe femijet e tij nuk i fshehin dot krimet. Me se paku vjedhjet me Fasllicin e boll kopila tjere nuk i fshehin dot.

Problemi eshte se per ti mbrojte do bejne gjithcka. Kesisoj do na rrezikojne te gjithve ne qershor.

Eshte e gabuar te shpresosh se Llalla do beje hetime.

Llalla nuk do beje asgje, por

Llalla nuk do beje asgje, por ama ka nje te mire te madhe: merret vesh hapur se kush eshte Llalla!

Helmuat dynjanë me këtë

Helmuat dynjanë me këtë primitivizëm institucional.

Juristit nuk i kërkohet hesap në media të tregojë emrat dhe çështjet e klinetit. Mjeku dhe juristi janë zanate, sektreti profesional i të cilave njihet dhe mbrohet me ligj. Nuk shpalosen të dhënat e njerëzve nëpër media sepse i teket njërit të ulërijë në media. Ky është kaos institucional.

I helmuat njerëzit me ulërima për korrupsion vend e pa vend, aq sa fjala dhe gjesti korruptiv e kanë humbur kuptimin. E çuditeni që njerëzia është në apati pastaj.

Gruaja e botës është avokate dhe kjo është e drejta e saj. Nuk është e ndaluar që vajza e kryeministrit të ushtrojë zanatin e saj si juriste. Ajo për të cilën mund të akuzohet është konflikt interesi në rastin konkret. Por këtë duhet të djersitni këmishët, të gjeni prova dhe ta padisni në prokurori.

Jeni bërë palaço me këtë amatorizëm e primitivizëm, palaço fare.

Cudi si rri opozita kaq
Cudi si rri opozita kaq indiferente! Asnje proteste asgje, thuaj se zgjedhjet I kane te fituara. Pastaj kur ja u vjedhin zgjedhjet fillojne e qajne.
Shumë mirë. Ja, po e provoj

Shumë mirë. Ja, po e provoj kështu fshatçe, si i ka hije shqiptarit, se mbase bën u bën derman:

Të na rrojë partia!

Add new comment