Jo, moj.. Je trimëreshë ti këtu!? (copëz nga një gjyq në diktaturë)

Kadriu: A janë të vërteta ato shpjegime që ke dhënë në proces për sa i përket vajtjes sime më 17 dhjetor të vitit 1981 në shtëpinë e tradhtarit Mehmet Shehu? A janë të vërteta?
Fiqreti:- I thashë edhe këtu, janë të vërteta.
Kadriu:- Janë të vërteta! Në vijim të kësaj desha të bëj një pyetje: Nga ç’portë erdha unë?
Fiqreti:- Nuk e di se nga ç’portë erdhi...
Kadriu:- Nuk e patë nga ç’portë erdha unë?. Se korridori..., tani kupton, është kryqëzimi i dy dyerve. Nga ç’portë erdha?
Fiqreti:- Nga ç’portë hyri!?. Ku e di unë!. Shtëpia jonë kishte dy hyrje. Ishte hyrja kryesore, ishte hyrja.....
Kadriu:- Më falni, edhe një herë insistoj në këtë që ju të shpjegoheni se nga ç’portë erdha? Sa porta ka shtëpia juaj për të hyrë!? Nga ç’portë erdha unë. Të lutem shumë, e shpjegoni këtë?
Ndërhyn trupi gjykues:- E ke të qartë nga hyri?
Fiqreti:- Jo nuk e kam...
Kadriu: (vazhdon me ato që ka deklaruar gruaja e Mehmet Shehut në procesverbalin e marrjes në pyetje): - A kishte urrejtje Mehmet Shehu atë natë siç thoni në procesverbal ju... Qëndroni në këtë?
Fiqreti:- Po.
Kadriu:- Kishte urrejtje? Thoshte ‘A Kadri ç’më bëre!”?. E konsideroni ju urrejtje ndaj meje këtë?
Fiqreti:- Unë kam thënë...
Kadriu:- Po, ose jo, nuk më duhen mua hollësira.
Fiqreti:- Ka thënë o Kadri Hazbiu, si Judë u solle ndaj meje!
Kadriu:- Domethënë, ai kishte një urrejtje ndaj meje në këtë....
Fiqreti:- Mehmet Shehu ishte i mërzitur ndaj qëndrimit tënd me dy faqe.. Nga një anë sulmoje Mehmet Shehun, nga ana tjetër i solle përgjigjen e agjenturës sovjetike natën e 17-ës. Qe një qëndrim i dyfishtë.
Kadriu:- Mu përgjigj pyetjes sime!
Fiqreti:- Ja, përgjigja është kjo...
Kadriu:- Mu përgjigj pyetjes sime. Ishte kjo e Mehmet Shehut, urrejtje kjo ndaj meje?
Fiqreti:- Kjo ishte punë agjenturore, qe kurdisur dhe qe caktuar vija e sjelljes. Po kishte momente që për çështje personale, si njëri, dhe tjetri, kush të ishte i pari. Në këtë rast, goditej Mehmet Shehu direkt nga Kadri Hazbiu. Prandaj ai thoshte: ‘O Kadri Hazbiu ç’më bëre, ti je Judë!
Kadriu:- I nderuar trupi gjykues! Unë e kam shumë të qartë dhe s’dua shumë fjalë. Si rrjedhim i këtij qëndrimi në Mehmet Shehut, tek kjo (tregon me gisht gruan e Mehmet Shehut) u krijua një urrejtje ndaj meje? Po, ose jo!
Fiqreti:- Dale ti mos e ngri zërin për të na frikësuar, se nuk frikësohemi kollaj.
Kadriu:- Jo, moj.. Je trimëreshë ti këtu!?
Kryetari:- Më tutje, ke tjetër Kadri?
Kadriu:- Pllakë gramafoni e kurdisur...
Pjesa e mësipërme është marrë nga dokumentat arkivore të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut në 1983, të cilat po botohen prej javësh nga e përditshmja DITA. Personazhet që replikojnë janë Kadri Hazbiu (i dënuar me vdekje në fund të gjyqit) dhe Fiqret Shehu gruaja e ish-kryeministrit Mehmet Shehu.
Më shumë:
http://gazetadita.al/veli-llakaj-darka-misterioze-e-kadri-ha...
Comments
Ja, ky artikull është
<p>Ja, ky artikull është katërsipërisht një vërtetim se E. Hoxha dhe Socializmi i tij ishin shumë të këqij.</p>
Nje gje me ben pershtypje. Po
<p>Nje gje me ben pershtypje. Po te ishin te diktuara keto gjera nga hetuesia, Fiqiret Shehu s'do hezitonte te thoshte "hyre nga kjo dere". Por nuk e thote ate qe nuk e di, nuk e ka pare. Per mua kjo tregon se deshmia e saj eshte reale dhe jo e diktuar. Keshtu thote edhe disa here te tjera per gjera qe nuk i di. Dhe qe ka qene Kadriu ate nate aty, nuk e luan topi. jane disa deshmi: e shoferit te tij, e Gani Kodres qe thote se hyri nga dera e pasme dhe Fiqiret Shehut. Pastaj iku ne nje darke ditelindje. per te krijuar alibine.</p>
Mire ua bete
<p>Mire ua bete</p>
Add new comment