Pyetje pas një shkrimi të E.Demit: A është programi i A.Çanit më i shthururi dhe ai i M.Nanos më etiku?

Postuar në 16 Janar, 2013 08:33

Gazetari Enkel Demi ka botuar një artikull për etikën në media në revistën online Medi@Link të Institutit Shqiptar të Medias. Ndër të tjera flet për programet e natës në radio e TV dhe shkruan për një nga emisionet e kësaj kategorie:

"...Sot, është ende në treg Arian Çani dhe ankesat janë zakonisht për programin e tij. Por ai ka vendosur sinjalistikën e duhur dhe thyen kufijtë, pasi është ende i teorisë së valvulës. Moderatori pasi kalon njëfarë ore, puth vajza të lirshme në buzë, lejon poetë të lexojnë vargje me fjalë të ndyra, kërkon që mysafirët të flasin hapur për devijimet seksuale, fton një galeri njerëzish si mitomanë, artistë të çuditshëm, vajza kërcimtare me pako gjë në trup, DJ gjijashtë, poetë që të tregojnë se masturbimi është i shëndetshëm, parashikues fati dhe moti, vagabondë që bëjnë muzikë rap, fantazia nuk njeh kufi. Moralistët mund të flasin për shthurje mediatike, degjenerim publik dhe kanë të drejtë. Por, audienca prej shumë vitesh na tregon që është e shumtë, ndaj dilema është në e kemi të keqen te realizuesi i emisionit apo te qytetarët e këtij vendi. Unë mendoj se janë të dyja..."

Autori nuk e shtjellon më tej dilemën telebërës-teleshikues, por, po vetë, ca më tej thotë: "Media, sipas meje, nuk është vetëm transmetuese pa kufij, por ka edhe mision edukues, ndaj jo çdo gjë thuhet, jepet në televizor. Por, a mund t’ia kërkojmë këtë gjë një programi të orëve të vona, ku të gjitha programet komike të mbrëmjes së parë e arrijnë kulmin e ilaritetit, kur komediani bën qyfyre me organet gjenitale në orën 21.30? Por, a mund të kërkojmë të përmbahen të pagjumët e natës, kur në debatet politike të mbrëmjes së parë lirohet gjuha dhe veç fyerjeve me libër shtëpie, shprehjet apo fjalët janë zhdoganuar?"

Në fund, Demi jep një sugjerim për ata me telekomandë në dorë që kërkojnë medoemos programe etike. Rendit filmat shqip, baskebollin dhe Jamais Vu-në. Shkruan: "Tek e fundit kodin e etikës e ka vetë në dorë publiku. Nëse diçka e kalon cakun, shtyp telekomandën dhe mund të ndjekësh një film te Tirana, bisedën e Mustafa Nanos apo një ndeshje të NBA te Telesporti". (a.th.)

I plotë: Në revistën online Medi@Link të Institutit Shqiptar të Medias

Karikatura: Nga Medi Belortaja

Comments

Submitted by m.sh (not verified) on

Arjan Cani nuk e ka te keqen  vetem te shturrja ... Ka talk show te nates se vone ne bote qe permbajne ate lloj retorike e sjellje. sic ka dhe programe si xheri springer ne amerike. Cani e ka problemin te perversiteti personal , te aprofesionalizmi te shfrytezimi deri ne banalitet i atij minutazhi ne funksion jo te showt te mire por te fitimit te paskrupullt .  ketu ( me fare pak perjashtime) mungojne profesionistet e televizionit ne te gjitha etapat e produksioneve,  deri te figurat televizive. mungojne autoret e programeve , editoret , regjisoret e mire. Kel Demi psh...do te kishte bere mire te mos i futej kesaj aventures se tv se nuk do te shkelqeje kurre. ben mire qe shkruan, gjithsesi.

Submitted by trusti i geshte... (not verified) on

"Por, a mund të kërkojmë të përmbahen të pagjumët e natës, kur në debatet politike të mbrëmjes së parë lirohet gjuha dhe veç fyerjeve me libër shtëpie, shprehjet apo fjalët janë zhdoganuar?" - thote zotni Enkel Demi. Pse kam pershtypjen qe ne kete fraze e ka fjalen per gruan e vet???

Submitted by Leonardo (not verified) on

Nukmja vlenë të shkruash për këtë palaço po jemi në demokreci të drejtën për ti dhënë se do qëndrojë apo jo e ka vetëm shikusi për ta eleminuar është shum e thjeshtë me nj zaping e largon dhe me rënjen e numrave besoj se do largohet nga TV ose do ndryshojë emisionin

Submitted by Beni (not verified) on

Une  pavaresisht  se  nuk  i  shikoj  keto  programe  si  te  canit  dhe  te Nanos, dua  te  them  se  kjo  pyetje  i  duhej  drejtuar  vete z  . Demi  dhe  jo  teleshikuesve  sepse  ata  kane  shije  te  ndryshme. Do  te  thoja  se  tek  canale  5 i  mediasetit  jepet  zelig  dhe  tek  italia 1 po  e  mediasetit  jepet  colorado  caffe  dhe  te  dyja  keto  programe  qe  une  i  ndjek  me  kenaqesi  dhe  qe  jane  tip  show  si  puna  e  portokallise, ka  momente  qe  thuhen  edhe  gjera  banale  por  une  prap  deshiroj  qe  te  shikoj  keto  dy  programe  sesa  programin  e  z. Nano  apo  te  z.Cani. Programet  tek  ne  jane  programe  bajate  si  ato  te  humorit  ashtu  edhe  ato  politike  sepse  edhe  kultura  jone  apo  e  drejtuesve  te  emisionit  ne  krahasim  me  kulturen  e  drejtuesve  te  programeve  ne  tv  e  vendeve  te  ndryshme  te  botes  nuk  eshte  e  njejte. Nuk  eshte  e  njejte  sepse  ne  mundohemi  ti  kopjojme  dhe  nuk  e  kemi  nje  ide  tonen. Ne  jemi  kopjacet  me  te  keq  prandaj  dhe  programet  qe  na  serviren  jane  ne  nivel  aq  te  ulet  sa  nuk  ja  vlen  qe  te  ndiqen.

Submitted by Abdyl Hamiti (not verified) on

Cani eshte nje nder moderatoret me simppatik te ekranit shqiptare.Eshte e vertet qe media eshte ne funksion te te shiquesve dhe Cani e paraqet me origjinalitet realitetin shqiptar ku njekohesisht egzistojne 2 bote,ajo e lek plepave dhe ajo e ardit gjebreas.

Submitted by luani (not verified) on

Problemi eshte qe emisioni i Canit, ritransmetohet i plote tek klani ne ora 9 paradite te shtunen...

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Gjithe problemi eshte se ky eshte morali i sistemit. Lufta per fitim nuk njeh as moral, as fe, as atdhe, as nder dhe asgje tjeter. Sa me shume programe imorale, aq me shume shikues ( dihet se njerezimi terhiqet me shume nga vesi se sa nga morali. Rregullat e moralit jane krijuar per te frenuar veset). Vazhdoni zoterinj, vazhdoni. Xhepat plot e shpirtin bosh.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.