E mitura italiane denoncon emailet erotike, kompjuteri nga i vijnë ndodhet në... Shqipëri

E përditshmja Gazeta Shqiptare ka botuar në numrin e sotëm detajet e një denoncimi të pazakontë: Një vajzë e mitur italiane është kërcënuar me jetë, nëse nuk realizonte video erotike. Kërcënimet në adresë të 14-vjeçares, janë bërë në adresën e saj të emailit dhe kanë qenë aq shqetësuese, sa e kanë detyruar familjen e saj t'i drejtohet për ndihmë prokurorisë së Salernos. Dhe kjo prokurori pas hetimeve ka dalë në konkluzionin se presionet via mail të miturës italiane i vinin nga... Shqipëria.
Shkruan GSH: "Dyshimet e para të ngritura pas hetimeve janë se kërcënimet ndaj 14-vjeçares janë bërë nga persona që banojnë në Shqipëri, edhe pse nuk janë identifikuar ende. Për këtë shkak, më 11 janar 2013, përmes një letërporosie, autoritetet e drejtësisë italiane kanë kërkuar ndihmën e palës shqiptare. Dikasteri i Drejtësisë, me shkresën nr.36/1 I.H prot. datë 11.01.2013, ia ka përcjellë dosjen prokurorisë dhe mandej kjo e fundit gjykatës. Gjykatësi Albert Meçe, pasi shqyrtoi dosjen, vendosi të urdhërojë prokurorinë shqiptare të kryejë hetimet për llogari të prokurorisë së Salernos. "Nga aktet që shoqërojnë kërkesën për letërporosi rezulton se Prokuroria pranë Gjykatës së Salernos Itali ka nisur një procedim penal lidhur me kërcënimet që i bëhen një shtetaseje me iniciale M.S., e moshës 14 vjeçe. Më datë 08.10.2012 dhe më parë, shtetësja e mësipërme ka marrë mesazhe në rrugë elektronike (email) për të kryer pa dëshirën e saj video me përmbajtje seksuale apo erotike". A.N.
Më shumë:
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/14-vjecarja-italiane-ker...
Add new comment