Selami Xhepa shfryn tollumbacen “Ansar”, dhe … merr në mbrojtje zonjën Malltezi

Postuar në 21 Janar, 2013 09:52

Deri tani, në përgjgije të akuzës së ngritur nga biznesmeni pakistanez me emrin Ansar, ka reaguar vetë zonja Malltezi, përndryshe e  bija e kryeministrit Berisha. Zyrtari i parë që përfshihet në këtë histori është deputeti Selami Xhepa, i cili në kohët kur ky biznesmen ka kërkuar të investojë në Shqipëri ka qenë këshilltari i Berishës për ekonominë. Zoti Xhepa ka shkruar një artikull me titull “Historia ime me ‘biznesmenin’ Ansar”, të publikuar në Panoramën e sotme, në të cilën përpiqet të përcjellë idenë se Ansari nuk ka qenë biznesmen serioz. Ky i fundit, sipas vetë Xhepës, i ka shkuar në zyrë atëmot, dhe “i ka shprehur interes për këto fusha:

1. Të merrnte koncesionin e rrugës Tiranë-Elbasan që sapo i ishte dhënë z. Ngjeqari. I theksova se … firma [e tij] mund të negocionte dhe të bashkëpunonte me investitorët shqiptarë që e kishin këtë projekt.

2. Z. Ansar kërkoi që qeveria shqiptare (Ministria e Financave) t’i jepte 40% të aksioneve që zotëronte në Bankën Arabe Islamike…. Sërish i sqarova se një gjë e tillë ishte e pamundur, pasi procesi i shitjes së aseteve shtetërore nuk mund të bëhej ndryshe veçse nëpërmjet një procedure të një gare të hapur edhe për investitorë të tjerë.

3. Projekti i tretë ishte ai i ndërtimit të një TEC-i me kapacitet mbi 100 MGW …. I shpjegova z. Ansar procedurën ligjore që duhej ndjekur në këtë rast… Në takim i theksova se nuk është çështja themelore ajo e prodhimit të energjisë, por çmimi me të cilin ajo prodhohet…”

Pas kësaj përgjigjeje, vijon Xhepa, “z. Ansar ndoqi një tjetër taktikë, ndoshta edhe sepse vetë vjen nga një vend me standarde të tjera nga ato që ndjekin vendet e zhvilluara e demokratike”. Dhe pak më poshtë përsërit të njëjtën gjë me fare pak ndryshime: “z. Ansar ndjek një taktikë që përgjithësisht është tipike për ata që vijnë nga vende ku korrupsioni blen gjithçka dhe zgjidh çdo pengesë”. Cila është taktika? I drejtohet zonjës Malltezi.

Deri në momentin që bën këtë nënvizim të dyfishtë, Xhepa duhet besuar. Por sapo fillon të thotë këtë, i bie disi besueshmëria (Shqipëria nuk është më mirë se Pakistani në lëmë të burokracisë së korruptuar, dhe Xhepa duhet ta dijë këtë gjë). Bëhet edhe më pak i besueshëm teksa përpiqet të nxjerrë të larë zonjën Malltezi, për të cilën nuk kuptohet pse e vë dorën në zjarr. As ai, as ne të tjerët nuk e dimë se ç’ka biseduar biznesmeni me zonjën në fjalë. Por ne të tjerët kemi një arsye për të dyshuar: kemi një akuzë të një biznesmeni të huaj.

Sidoqoftë, për të krijuar një ide më të plotë mbi opinionin e Xhepës, ndiqni linkun http://www.panorama.com.al/2013/01/21/historia-ime-me-biznesmenin-ansar/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Cudi qe i del ne mbrojtje, se ky gjithmone i ka bere oponence heroike Shefit te vet, apo mos e ngaterroj me ndonje tjeter? Tjeter? Po me ke tjeter ta ngaterrosh or jahu, ata te gjithe jane nje tufe papagajsh qe lehin po tu kerkosh te lehin, mjaullijne po t'u thone te mjaullijne, peshtyjne po t'u thuash te peshtyjne...

Submitted by Anonim (not verified) on

As ai, as ne të tjerët nuk e dimë se ç’ka biseduar biznesmeni me zonjën në fjalë. Por ne të tjerët kemi një arsye për të dyshuar: kemi një akuzë të një biznesmeni të huaj.

Nje akuze e nje bisnesmeni te huaj nuk perben as prove ligjore as prove morale qe te rrise besueshmerine. Per mendimin tim dueht te qendronit tek e-mailet e publikuara, nese jane te verteta ato mund te perbejne nje prove te pakten morale per ta quajtur te besueshem.

Re.Pu duhet te beni pak kujdes me argumentimet. Ne gjermani thone: " I qellon gjurit tend, vete."

Submitted by Leonardo (not verified) on

Bravo zoti Xhepa se na hapët sytë dhe na treguat se Shqipëria nuk është vënd i koruptuar dhe se shtypi i bie kotë më qafë familjes së Doktorit besoj se Shqipëria duhet të jetë krenare për intelektualë të tillë edhe një herë një bravo të MALLE

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.