Mediat, që të mos bëjnë komercialitet me anë të së keqes!

Në rubrikën e përjavshme te Mapo, në shkrimin “4 gjëra që bën keq pushteti i katërt”, Dom Gjergj Meta, trajton me një këndvështrim origjinal funksionin e mediave në Shqipëri. Mendimet e tij vlejnë sidomos përfaktin se realiteti shqiptar, siç e pranon dhe autori, paraqitet, sui generis. Përplasjet në media, janë të ngjashme me ato të jetës së përditëshme.
Meta ofron disa situata të cilave “mediat jo vetëm mund, por duhet t’u përgjigjen e t’u lënë vend e hapësirë.”
Të thuash komunikim ke thënë communio, d.m.th bashkim zemrash, mendjesh, krijimin, të themi të një familjeje, thotë Meta.
Së dyti, mediat duke parë pushtetin që realisht kanë, dhe ndikimin në jetën e njerëzve, duhet të kthehen në një vend mundësie për të gjithë. “mundësi pjesëmarrjeje në jetën e vendit”.
Së treti, mediat duhet dhe mund të bëhen një kanal përçues i atyre vlerave më genuine të natyrës njerëzore dhe të shoqërive.
Së katërti, mediat nuk duhet të bien pre e dëshirës për të bërë komercialitet me anë të së keqes e sidomos me jetën private të njerëzve.
Mediat duhet të merren me politikë, por mediat nuk mund të lihen të totalizohen nga politika dhe të kthehen në mjete ideologjizimi të masave.
A do mundej media shqiptare të vetë-transformohej sipas këtyre linjave që ofron Dom Gjergj Meta? E ardhmja duket e zymtë. K.C.
I plotë:
http://www.mapo.al/2013/01/19/kater-gjera-qe-ben-keq-pushteti-i-katert/
Comments
"A do mundej media shqiptare
<p><em>"A do mundej media shqiptare të vetë-transformohej sipas këtyre linjave që ofron Dom Gjergj Meta?"</em></p><p>Jo! Nuk munden, sepse nji popull si populli shqiptar,qe ka ndejte 500 vjet jashte kultures europiane dhe nene sundimin e nji fuqie aziatike si Turqia Osmane (si edhe kjo e sotmja) nuk i njeh mjetet prendimore te kultures. </p>
respekte dom Gjergj Metes
<p>respekte dom Gjergj Metes</p>
Add new comment