Britania vuan nën borë e përmbytje! Evitoni fluturimet për në Londër!

Transportet dhe udhëtimet në kaos, dhe gjendja parashikohet të zgjasë sepse parashikohet borë dhe në javën e ardhshme. 100 fluturime të anulluara në Heathrow, dhe 10.000 shtëpi pa energji elektrike në Britaninë e goditur nga përmbytjet, shkruan The Independent.
Jugu i Britanisë së Madhe u godit nga dëbora e madhe, duke e mbuluar qytetin e Southampton në Hampshire me një shtresë të trashë (në foton sipër), raporton Daily Mail.
Parashikimi i motit për zgjatje të të ftohtit ka të ngjarë të sjellë vonesa dhe anullime të të mëtejshme të atyre që planifikojnë të fluturojnë drejt Britanisë, pasi për dy ditë reshjet e dëborës pritet të pezullojnë aeroportet dhe rrugët e transportit, njofton The Guardian.
ja.se.
Comments
Pjesa e pare e lajmit eshte
<p>Pjesa e pare e lajmit eshte korekt (madje gjithe lajmi eshte korrekt) por pjea e dyte e Titullit duket qesharak.</p><p>Kujt i drejtohet autori - publikut shqiptar qe te mendoeht mire dhe te evitoje udhetimn ne Londer ??? Kur lexon lajmin me poshte behet fjale per nje citim nga The Guardian - pra kjo pjese e titullit i drejtohet publikut anglez nga nje gazete angleze.</p><p>Jam i sigurt qe autori i shkrimit do te gjeje aresye dhe justifikime te elaboruara per te shpjeguar kete titull idiot por nuk besoj qe kjo do ta ndihmoje fort ate ne te ardhmen dhe vecanerisht Respubliken ne vendosjen e titujve te shkrimeve/lajmeve.</p><p> </p>
Add new comment