Qendrim “individual” i K/ministrit per ‘Preshevën’ në FB, jo në OKB!

Postuar në 20 Janar, 2013 08:40

Reagimi për lapidarin e Preshevës, duket sikur është një rast i mirë për të fituar kapital politik, për këdo, pa shkaktuar dëme shumë të mëdha. Ndoshta, askush në Beograd do të shqetësohet për deklaratat që vijnë nga Shqipëria, për sa kohë janë për “përdorim të brendshëm”.

Qeveria shqiptare ka reaguar me një deklaratë për mediat, që pavarësisht se ëshët për tu duartrokitur nuk ka asnjë impakt real politik. Jo më kot, ishte deklaratë “për mediat”. Nga ana tjetër, siç raporton Dita, Kryeministri ka komentuar heqjen e monumentit të dëshmorëve të UÇPMB-së përmes Facebookut:

“Akti i heqjes së monumentit të heronjve të kombit shqiptar të Luginës së Preshevës, është dëshmi tjetër e albanofobisë që sundon politikën zyrtare të Beogradit ndaj shqiptarëve. Ky akt dëshmon dhe një herë se bashkimi i kombit shqiptar është vendimtar për të ardhmen e tij por dhe për çlirimin e fqinjëve tanë nga albanofobia dhe pasiguria që ndiejnë ata që kanë pushtuar trojet e shqiptarëve dhe shërbehen me praktika raciste dhe fobie ndaj tyre. Ata që shkulën monumentin e heronjve të Preshevës duhet ta dinë se; Të rënët tanë nuk vdesin kurrë!”, shkruan Berisha në Facebook.

Pas kësaj deklarate, lind pyetja: a mund të ketë qendrime individuale të një K/Ministri? Pse zgjedh FB, vendin e llogjeve e të thashethemeve për të hedhur teza, ndërsa ka tërë mjetet në dorë, në nivel rajonal e ndërkombëtar për të reaguar dhe për të iniciuar dialog? Presheva ka kohë që i lutet ta ngrejë në OKB çështjen. Dhe FB, nuk është OKB!

Duket se deklaratat nacionaliste, ngopin mirë tregun e brendshëm, dhe automatikisht i presin rrugën çdo lloj shansi që çështja e Prtshevës të ndërkombëtarizohet. Askush nuk do e marrë seriozisht e as ta pranojë si negociator një K/ministër apo Qeveri e cila reagon me “deklarata” të tilla për mediat.

K. Cukali

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.