Greqi, 12 orë debate rraskapitëse në parlament për të gjykuar politikanët që fshehën listën Lagarde

Debati në parlamentin grek për të hetuar një ish ministër të financave, George Papakonstantinu, me bazë dyshimin se ka fshirë emrat e tre anëtarëve të familjes nga e famshmja Lista Lagarde, një listë me mbi 2.000 evadues të dyshuar tatimorë, zgjati 12 orë rraskapitëse, raporton The Economist. Përfundimisht 265 nga 300 deputetë votuan për të ngritur një Komitet shumë-partiak 15-anëtarësh për të vlerësuar raportet e prokurorëve financiare në lidhje me listën Lagarde të grekëve me llogari bankare zvicerane, e cila ishte dërguar në Athinë që në vitin 2010, kur Christine Lagarde ishte e Francës Ministre e Financave. Më pas, një panel i gjykatësve të lartë do të vendosë nëse zoti Papakonstantinu duhet të gjykohet para një gjykate të veçantë parlamentare apo jo.Në fjalimin e tij në parlament z Papakonstantinu mohoi të kishte të bënte me fshirjet e emrave në listë. Por ai nuk arriti të japë një shpjegim bindës se përse nuk ia pati dhënë një kopje të listës Janis Kapeleris-it, shefit të SDOE, policisë financiare greke, për të bërë një hetim të plotë.Ia hodhi paq gjykimit Evangelos Venizelos, pasardhësi i tij si ministër i financave dhe tani kreu i PASOK-ut, një partner në koalicionin qeverisës tre-anëtarësh. Edhe Z. Venizelos i pati bërë shumë presion SDOE të mos hetojë, dhe vetëm pas një viti dërgoi një kopje të listës në zyrën e Antonis Samaras, Kryeministrit. Syriza, partia majtiste kryesore e opozitës, e ka akuzuar edhe zotin Samaras se ka tentuar të mbulojë fajtorët që fshehën listën për të mbajtur qeverinë në këmbë. Meqë vetëm 124 deputetë votuan që z Venizelos të paraqitet para komisionit, udhëheqësit të PASOK iu kursye hetimi.Një kopje e listës së freskët Lagarde është ri-dërguar nga qeveria franceze dhe është duke u shqyrtuar nga SDOE. Lista përmban emrat e rreth 1,200 grekëve me llogari bankare në Luksemburg dhe Lihtenshein. Ajo iu dorëzua qeverisë së djathtë të qendrës së Kostas Karamanlis në vitin 2008, sipas një zyrtari, por u pat injoruar atëherë. Një tjetër listë përmban emrat e grekëve të pasur me jahte luksozë regjistruar në Holandë. Një e treta ka blerjet nga qindra grekë të disa pronave të shtrnjta në Londër pas krizës financiare të vendit që shpërtheu në vitin 2009. Ministria e financave pret të nxjerrë më shumë se 3,000,000,000 € këtë vit nga mashtruesit tatimorë grekë. ja.se.
Add new comment