Vajza e Kryeministrit...

Postuar në 15 Janar, 2013 16:08

“Fillimisht më pyeti nëse dëshiroja të bleja tokë (për TEC-in).... Më pas më informoi se toka është gati dhe se duhet të veproja shpejt në mënyrë që ta bleja pasi më vonë s’do të kisha mundësi.... E informova se ishte pak herët për mua të bleja token, pasi fillimisht duhet të aprovohej projekti dhe më pas të investoheshin miliona euro për blerjen e  tokes. Ajo më tha se aprovimi i projektit nuk do të përbënte problem; shitja e tokës ishte një mundësi e shpejtë për të bërë para... Po, kishte presion ndaj meje për të blerë tokën. Pasi vendosa mos ta bleja token, m’u tha se projekti për ndërtimin e Tecit 120 Mega Wat do të ketë probleme. Më pas nuk pata asnjë komunimin nga KESH-i. Nuk m’u besua se si kjo mundësi për ndërtimin e Tecit u injorua në këtë mënyrë pasi do të lehtësonte nevojat e njerzve për energji elektrike . E gjitha një humbje mundësie për të patur një investim prej 100 milion euro..."

Fjalët më sipër i thotë një biznesmen pakistanez i cili ka “rënë në duart” e vajzës së kryeministrit. Ka patur interes për të ndërtuar një TEC në Shqipëri. Ka takuar fillimisht Sali Berishën. Ky ka shprehur entuziazëm. Më pas është futur në lojë zyra avokatore e Argita Berishës. I ka ofruar biznesmenit tokën. Kur ky i ka thënë që është herët për tokën se duhet aprovuar njëherë projekti në qeveri – Argita i ka thënë që “aprovimi i projektit nuk është problem”.

Kur ka refuzuar të veprojë sipas këtyre udhëzimeve, i kanë thënë që TEC-i nuk bëhet, madje i kanë hequr edhe një titull “konsull nderi” :), madje i kanë kërkuar edhe të padisë Mero Bazen që kishte gjetur e botuar emailet e tij.

Po sa i ka kërkuar vajza e kryeministrit biznesmenit? Pyetjes së gazetarit Muhamed Veliu: “Kompania avokatore e Argita Berishës ne emailin e datës 6 Tetor 2007 thotë se nëse investimi do të jetë i suksesshëm ateherë ju duhet ti paguanit kompanisë avokatore 1.5 % deri në 3% të vlerës së investimit?” – ai i përgjigjet:

“Vlera e projektit shkonte në 100 milionë euro. Mu duk shumë e cuditëshme për një kompani ligjore qe të kërkonte të paguhej, krahas punës me aspektin juridik edhe me pagesë për suksesin e investimin pamvarsisht sigurisë 100% në realizimin e qëllimit nga investitori. Praktika e përgjithëshme në Europë   për kompanitë avokatore konsiston në pagimin nga klienti, vetëm të orëve të punës të avokatëve. Ata nuk kërkojnë të paguhen për atë që njihet si “pagesë për suksesin”: Në këtë rast duket qartësisht se meqënëse ajo është vajza e kryeministrit gjen mënyrën dhe e bën...”

(A.N.)

Intervista e plotë dhe video:

http://top-channel.tv/artikull.php?id=249639

Comments

Submitted by Anim (not verified) on

Askush nuk merret me faktin qe nese deshmia e pakistanezit eshte e vertete behet fjale per shkelje te rende, korrupsion te mirefillte dhe perfitim I paligjshem mafioz I familjes. Nese vertetohet lidhja e pakistanezit me - ambasadorin, takimi me Berishën dhe me pas takimet dhe marreveshje me Argiten kjo perben kapje te shtetit. Opozita apo cdo individ qe ka prova duhet ti drejtohet prokurorise qe te hape ceshtje penale - pasi kuptohet qe si kjo ka mjaft raste te tjera ku Argita me Xenin Jane ngaterruar.
Mesa duket Argita pervec 1.5-3% ka pasur ndermend te perfitime edhe nga shitja e truallit qe padyshim do ta kene vjedhur apo privatizuar me vendimet e Babit.
Dihet qe prokurori I Bishes nuk do te jete ne gjendje te bej asgje per kete ceshtje por te pakten Bisha duhet te pergatitet per ate qe e pret ate dhe familjen e tij neser kur te kete rene nga Kali.

Submitted by Dritan (not verified) on

Shume e drejte, por tani per tani nuk mund te pretendojme qe keta horra te shkojne perpara drejtesise. Cdo gjykate drejtohet nga familja, paguhet prej saj, policia eshte e mbushur me militante te PD.

Mbi keta njerez rendojne shume krime.................................................................shpagesa nje dite do te vije.....!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

vajza e Kryeministrit!!! Mund te jete e tille ne shtepi, per te...

BUÇJA e Kryeministrit, keshtu duhet thirrur nga ne...

Submitted by Dori (not verified) on

Ja se ca firmetare te revoltuar  tani, me kusht qe te jene  buxhetore , do te ngrihen te firmosin nje peticion kunder transparences per ceshtjen e te bijes se kryeministrit.  Ishte per te qeshur e per te qare me ca qe kishin frmosur si "shkrimtare"  ...nuk kishin shtuar mbrapa , p.sh qe ishin punonjes te ministrise se kultures, ta zeme apo pedagoge etj...

Submitted by Lleshi (not verified) on

Intervista e pakistanezit mund te jete e vertete per aq sa ai flet aty, por besoj se ai nuk ka thene gjithe te verteten.

Personalisht mendoj se ai zoteria e ka kerkuar vete "asistencen" e zonjes Malltezi, sepse asi soj "investitoresh" qe vijne nga LINDJA   e kane per huq matrapazllikun dhe njohjet me njerz "te rendesishem", ndersa me investitoret nga perendimi ndodh ndryshe, me perjashtim te ndonje matrapazi te veçante, se pyll pa derra nuk ka. Ne kete kuptim une besoj se ai i ka kerkuar asaj asistencen, dhe ajo k a patur interesat e saj ne kete histori biznesi te perzier natyrisht edhe  me trafik influence. E them kete sepse mendoj se te afermit e njerzve te pushtetit te atij rangu nuk duhet te kene aktivitet " lobingun",  por mund te zgjedhin mjaft biznese te tjera.

By the way, ca miq te mij investitor serioz, takuan para disa kohesh zotin Berisha per nje investim ne energjitike. Ai i priti me entuziazem. Pas takimit, nje nga keshilltaret e tij u tha atyre se do te ishte me mire qe te kishin ndonje studio shqiptare qe te merrej me praktiken e lejeve, por pa specifiluar studion. Investitoret thane se e kemi nje studio per kete dhe keshilletari  u tha :" shume mire", dhe kaq eshte historia. Investitoret i moren te gjitha licensat dhe askush nuk u kerkoi lek per kete, madie ata u habiten, pasi kishin degjuar gjithandej se ketu te  marrin lek etc.

Morali eshte i qarte; po kerkove te paguash lek dikujt per "trafik influence" me siguri qe ne Shqiperi  do te gjesh studio te tilla, por po nuk e kerkove kete, askush nuk ti merr me zor duke te vendosur "prita".

Kjo eshte ajo qe kam verejtur, por e theksoj se duhet te ndalohet me ligj per disa kategori  personash prane pushtetit qe te ushtrojne biznese qe lidhen me lobing apo praktika negocatash me pushtetim, per licensime , tenderime etj. Nuk ndertohet shteti i se drejtes me "persona te ndershem" por me ligje e vullnet      politik e me modele perendimore. Lind pyetja; Perse opozita nuk propozoi nje projekt ligj te tille me kufizimet e sipershenuara? Nuk i intereson, sepse edhe ajo do qe te beje te njejten gjë kur te vij ne pushtet. Dhe e ka bere nje gje te tillë. Kujtojme ketu se Delijorgji i tmerrshem i Gerdecit, me heret,  ishte bashkehajdut me Edi Ramen dhe pas nderrimit te pushtetit u kthye dhe u be bashkehajdut me pushtetaret e rinje...

Kjo klase politike e korruptuar kur vjen ne pushtet nuk nderron asgje, madie as bashkëhajdutet e pararendesve. Konica kishte te drejte kur thoshte:" Shqiperi te kam dhjer.."

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.