PD-ja koalicion me Partinë e Punës (të riorganizuar)?

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili është funksionar i lartë i Partisë Demokratike, ka reaguar pas shkrimit të botuar në gazetën “SOT” me titull: “Berisha u shtrin dorën komunistëve për aleancë në zgjedhjet e 23 Qershorit, Poni negociata me kreun e PPSH, Marko Dajtin”. Zëvendësministri Poni ka deklaruar se nuk e ka takuar kreun e Partisë së Punës (të riorganizuar), Marko Dajti, e aq më tepër që të ketë biseduar me të për çështje koalicionesh. Poni pohoi se nuk e kishte takuar asnjëherë kryekomunistit. Ai gjithashtu mohoi që mes PD dhe komunistëve të ketë negociata për koalicion.
Ja ç’raportonte gazeta "SOT" në shkrimin e sipërcituar:
“Pasi shpalli moton në mbledhjen e Kryesisë “koalicion me çdo parti” për t’u rikonfirmuar në pushtet më 23 Qershor, kreu i ekzekutivit ka filluar lëvizjet në terren për të mbledhur parti të majta apo të djathta, komuniste apo nacionaliste, balliste apo minoritare, rreth Partisë Demokratike, e cila do të jetë qendra e gravitetit në koalicionin e djathtë. Grupi i posaçëm në PD i ngritur për aleanca, i kanë kërkuar Partisë Komuniste të Riorganizuar bashkëpunim parazgjedhor. Por pasi ka marrë përgjigje negative nga kreu i Partisë së Punës së Riorganizuar, Marko Dajti, grupi negociator po josh disa elementë të përjashtuar vitet e fundit nga Partia e Punës së Riorganizuar, me qëllim për të përçarë komunistët. Lajmi konfirmohet nga kreu i Partisë së Punës së Riorganizuar, Marko Dajti, i cili deklaroi se shumë të përjashtuar nga partia po ofrohen pranë PD pikërisht në prag të zgjedhjeve të 23 Qershorit. “Disa fundërrina të përjashtuar nga Partia e Punës po afrohen pranë PD në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ç’është e vërteta, ky llum i përjashtuar, po joshet nga PD, pasi pas tyre sheh vota për zgjedhjet e 23 Qershorit”, theksoi Dajti”. Re.Pu.
Comments
Te çudit pak fakti qe ka
Te çudit pak fakti qe ka patur shume lexime te ketij lajmi, por asnje koment. Zakonisht, ka nje fare korelacioni mes nr. te leximeve dhe nr. te komenteve...
Nuk duket fort i besueshem
<p>Nuk duket fort i besueshem prandaj. </p><p>Ky do ishte LAJM dhe fakti qe sikur nuk e kam pare ne media te tjera ben te duket jo i vertete.</p>
Add new comment