Unë do jem taksapaguesi më i madh në sektorin publik - premton Rama

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë ka festuar pasditen e së martës në Tiranë 21-vjetorin e themelimit të tij. Televizioni TCH citon kreun e opozitës, Rama: “Do sjellim lirinë që u mungon studentëve, mësuesve, prindërve, shoqërisë e individit. Lirinë që i mungon konkurrencës për një degë studimi, për një bursë në universitet, apo për një biznes. Rilindja jonë do sjellë fundin e mungesës së lirisë së zgjedhjeve. Do sjellim siguri për njeriun, pronën, shëndetin dhe atdheun”.
Rama ka riprekur në fjalimin e tij para të rinjve edhe çështjen e shumëdebatuar të taksimit. “Ne do të qeverisim me drejtësi. Qeveritarët do të paguajnë më shumë taksa se sot, ndërsa mësuesit, mjekët e policët më pak. Kryeministri do të jetë taksapaguesi më i madh në sektorin publik” - tha Rama. A.N.
Më shumë:
http://top-channel.tv/artikull.php?id=249658
Në foto:
Rama sot gjatë festës së Forumit Rinor të partisë më të madhe opozitare (LSA)
Comments
Po po, ti do na shpëtosh me
<p>Po po, ti do na shpëtosh me taksën tënde.</p>
Ore keto brockulla vetem
Ore keto brockulla vetem gomeret i hane sepse edhe sikur te gjithe qeveritaret, pra Ministrat, Zv Ministrat e deri tek drejtoret, qe jane gati 813 vete - te paguajne 50% takse...gjith kjo shume do te ishte e barazvlefshme me 1.6 Milione Euro ne vit.
Pra Rama thote se ai do mbaj me buke gjith shqiptaret me 1.6 Milion euro qe do iu marre "qeveritareve te pasur"...!?
Kjo ska arithmetik qe e mban, ashtu si kunder doli dhe ne Amerike, qe menjeher sapo Obama fitoj duke premtuar me shume taksa per te pasurit, ne 1 Janar amerikanet - te gjith pa perjashtim - pane qe pagesat e tyre javore u pakesuan nga sistemi I taksave progresive te Obames.
Çohuni mor shqiptar te mjer nga gjumi çohuni e te gjithe si grup kunder ketyre kermave votoni! !
Add new comment