Financial Times parashikon një ndarje veri-jug brenda BE-së

E përditshmja londineze, Financial Times ka analizuar në një qëndrim redaksional situatën e sotme brenda unionit europian dhe rolin e Britanisë së Madhe në raportet me BE-në. Gazeta bën një parashikim për të ardhmen e BE: "Për një të ardhme të parashikueshme, Bashkimi Evropian do të jetë i ndarë jo vetëm ndërmjet atyre brenda dhe jashtë “bërthamës” së eurozonës, - por edhe në fushën e kreditorëve të fuqishëm veriorë evropianë (të udhëhequr nga Gjermania) dhe atyre të borxhlinjve të dobët të Evropës jugore, përfshirë Qipron, Greqinë, Italinë, Portugalinë dhe Spanjën.
Në paragrafët për vizionet e ndryshme mbi unionit që ka Londra dhe Brukseli, FT shkruan: "Moskuptimi reciprok ndërmjet Britanisë dhe Evropës, në esencë, ka të bëjë me dallimin në pikëpamje: Mbretëria e Bashkuar e sheh anëtarësinë në klub në kuptime ekonomike, Franca dhe Gjermania, bashkëthemelues, e shohin Bashkimin Evropian si projekt politik i farkuar nga hiri i Luftës së Dytë Botërore... Por të ballafaquar me shkatërrimin e euros, rasti për më tepër qeverisje të integruar ekonomike, tani është urtësi e pranuar në të gjitha kryeqytetet evropiane, përfshirë Londrën". A.N.
Add new comment