LSI, PD e PS, kush i bën ftesën më të bukur?

Postuar në 12 Janar, 2013 13:23

Pozicioni i LSI duket luksoz, i parë nga këndvështimi i sekretarit të saj, Ylli Manjani. Ai ka thënë për Ora News që as PD dhe as PS nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet pa LSI-në. “As njëri, as tjetri nuk i fitojnë dot zgjedhjet. Ka një progres në rritje elektoral dhe politik të LSI, ky është fakt.” Thotë Manjani.

Në lidhje me aleancat, Manjani ia lë anëtarësisë vendi-marrjen, në prill, pa e fshehur se për LSI ka përpjekje se kush ta bëjë ftesën më të bukur. “Është anëtarësia që do marrë vendimin e duhur në kohën e duhur. Por i gjithë ky debat tenton të shmangë vëmendjen nga cështje me rëndësi për vendin, sic është cështja ekonomike, cfarë projekti kanë me të ardhmen ekonomike, kjo cështje nuk shtrohet dhe për këtë arsye muhabeti kthehet në personal kush është me këtë apo me atë. Kushdo që është në këtë qasje, pra me thelbin e gjësë është absolutisht në krahun e LSI, deri më sot nuk ka asgjë nga asnjëra palë. Mbi këtë bazë ndërtohen dhe disiplinat e aleancave. I gjithë debati është kthyer cka bërë Argita dhe Linda Basha, apo kush do të jetë me Ilir Metën dhe kush e bëri ftesën më të bukur. Ne kemi çështje shumë të rëndësishme përpara” tha ai.

Mbetet, gjithsesi fakti se mes forcave politike ka një garë se kush i bën LSI-së ftesën më të bukur për aleancë, çka e vë LSI-në në pozitë të privilegjuar. Përveç rastit nëse askush nuk i ka ftesat seriozisht, por po përpiqen të blejnë se çfarë letrash ka tjetri,si te ajo loja “kujt i ngeci derri në dorë”.

Sepse, pavarësisht programeve ekonomike, që thotë Manjani, edhe kjo ‘dorë’ zgjedhjesh nuk do bazohet mbi programe por mbi individë.

k.c.

Comments

Submitted by arben (not verified) on

E kuptoni, apo jo! KUSH BEN FTESEN ME TE BUKUR!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

JO MORAL!

JO PROGRAM!

JO IDEOLOGJI!

ASGJE THJESHT OFERTA ME E BUKUR! OSE PAZARI ME I MIRE!

KY MUND TE QUHET "PROSTITUCION POLITIK"!

POR EDHE PROSTITUTAT E KANE NJE ÇMIM, KETA BEJNE TENDER!

TENDER KURVASH, DHE KETA "BURA" JANE VERTETE KURVA!!!!!

Submitted by f d (not verified) on

LSI-ja ka ceshtje shume me te rendesishme perpara sesa kush 'bene ftesen me te bukur'...

Dhe e dini kush eshte ajo ceshtje ?!...Mandatet dhe pjesmarrja ne qeverisje me domosdo !

LSI-ja po perpiqet ne cdo menyre per 'te ruajtur vendet e punes', 'kolltuqet parlamentare', 'xholin', ' privilegjet' , 'imunitetin' ,...'ftesen me te bukur per te joshur ndjenjat ( seksuale apo homoseksuale) ne disiplinat e aleancave' ...

Keto jane 'ceshtjet e rendesishme' qe ka perpara LSI-ja !

Dhe ne si 'pjese e rendesishme e LSI-se' le t'ia bejme ' ne koqe' kesaj 'prostitute' pa licence e leje mjekesore...

Ftesa me e bukur 'bordello' per kete 23 Qershor...qe ta mbaj mend mire...se si t'a bejme ne shqiptaret 'kur ha ne konak e leh ne sokak'...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.