Ambasadorja gjermane: “...rezultati i zgjedhjeve të pasqyrojë korrektësisht vullnetin e zgjedhësve.”

Postuar në 12 Janar, 2013 08:12

 

Në një intervistë ekskluzive për DW-në, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper thotë se “Shqipëria reformat nuk i zbaton për BE-në, por për vete”. Sipas saj ‘integrimi’, nuk janë thjesht 3 ligjet, por zbatimi i reformave, drejtësia e shteti ligjor, dhe se zgjedhjet duhet të pasqyrojnë korrektësisht vullneti e zgjedhësve. Nëse në Shqipëri zgjedhjet e shkuara kanë qenë korrekte, a do kishte nevojë të përsëritej kaq shpesh kjo frazë nga të huajt?

 

Tha znj. Müller-Holtkemper:

Për integrimin: ...secili vend do të vlerësohet në varësi të progresit individual lidhur me reformat: këtu, krahas miratimit të ligjeve, do të mbikqyret edhe stadi aktual dhe i besueshëm i zbatimit të reformave, përfshirë ndërtimin e shtetit ligjor dhe të sistemit të pavarur të drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përreformat: Por është gjithashtu e qartë, që Shqipëria këto reforma nuk i zbaton për BE-në, por për vete. 

Përzgjedhjet: ...janë të një rëndësie të veçantë: realizimin korrekt të tyre ne e konsiderojmë si një tregues të pjekurisë së Shqipërisë dhe institucioneve të saj në kontekstin e BE-së. Vitin e shkuar partitë kanë rënë dakord për zbatimin e rregullave të reja. Pikërisht këto rregulla të vetëvendosura duhet të gjejnë një zbatim të tillë, që zgjedhjet të zhvillohen të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje me standardet evropiane, dhe që rezultati i tyre të pasqyrojë korrektësisht vullnetin e zgjedhësve. 

Intervista e plotë:

http://www.dw.de/shqipëria-reformat-nuk-i-zbaton-për-be-në-por-për-vete/a-16514071?maca=alb-rss-alb-polballkani-3242-xml-mrss

ja.se.

Comments

Submitted by Ahmad (not verified) on

It’s laborious to search out knowledgeable individuals in
such a matter, but you appear like you're certain what you’re speaking about! Thanks

Submitted by whatsapp hack (not verified) on

I read this paragraph completely regarding the comparison of hottest and previous
technologies, it's awesome article.

Submitted by whatsapp (not verified) on

What's up, yes this piece of writing is really good and I have learned lot of things from it regarding blogging. thanks.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.