Koalicionet…. Nga do shkojnë partitë?

Çështja e koalicioneve vazhdon të jetë e nxehtë. Mediat, kanë raportuar deklaratat e partive në lidhje me koalicionet ku aspirojnë.
Bamir Topi i FRD ka deklaruar nga Mirdita, se nuk do hyjë në alenancë as me PS e as me PD. Ndërkohë që Petrit Vasili i LSI pati thënë se në Prill do të vendosin forumet e LSI, dhe ato, me votë të fshehtë. AK e Kreshnik Spahiut është ende në pritje se me kë do lidhë koalicion, edhe pse akuzat e formuluara publikisht duket se e bëjnë të pamundur një aleancë me PD.
PSV91 e Petro Koçit dhe PSM e Gjergj Kojës i kanë kërkuar PS që të sqarojë pozicionet e veta ndaj aleatëve, duke u pozicionuar sigurisht, pro aleancës me të. Madje, Gjinushi, në emër të PSD i cituar nga disa gazeta i ka kërkuar PS të mos futet në koalicion me LSI që është po aq përgjegjëse për korrupsionin sa edhe PD. Duke i vlerësuar AK dhe FRD si të djathta, Gjinushi i ka kërkuar Ramës ta mbajë koalicionin majtas, dhe t}i lërtë këto parti të luajnë rolin e misionin që kanë për të luajtur tek e djathta. Nuk shprehet akoma qartë PDS e Milos, që megjtihatë i kërkon koalicionit opozitar të mos zgjerohet me parti që kanë interes vetëm pushtetin, njësoj is PSD.
Vetë Sali Berisha është deklaruar se koalicioni PD-LSI është nga më të suksesshmit në histori, ndërsa PDK e Nard Ndokës nuk ka asnjë arsye të ndryshojë koalicion tani, pasi ka hyrë në qeverisje, duke mbetur me PD. Edhe LZHK e Dashamir Shehit, duket që nuk preferon të ndërrojë krah politik pas kaq viteve në krahun e djathtë. Shehi ende nuk e di se cilat do të jenë kushtet e koalicionit që do vendosen pas negociatave, megjithatë, tendenca e tij shkon drejt një aleance me partinë e vjetër të PD. Rikonfirmon qendrimin me PD edhe PR e Fatmir Mediut. Ja.Se.
Comments
E po temen e semes kur
<p>E po temen e semes kur flasin edhe keta qe skane asnje anetar.Parti si ajo e Gjinos e Petros dhe e gjergjit apo qofte edhe keta te mediut apo ndokes duhen hequr fare.Keta vetem sa prishin pune</p>
Perse ju mediat vazhdoni ti
<p>Perse ju mediat vazhdoni ti pyesni tipa si Gjinushin, Ndoken, Milon etj?!</p><p>Kto jane parti pa votues. </p>
Add new comment