Shënim: Përse i intereson Berishës ndarja e vjetër e mandateve parlamentare sipas qarqeve?

Postuar në 12 Janar, 2013 13:28

Top Channel raportoi sot se disponon një kërkesë të Sekretares së Përgjithshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Aljona Mansaku, e cila pasditen e të premtes ia ka dërguar Parlamentit, duke i kërkuar këtij institucioni të bëjë ndarjen e numrit të deputetëve për qark. (Ligji Zgjedhor në nenin 20 të tij, pika a, autorizon vetem Kryetarin e KQZ si përfaqësues në marrëdhënien me institucionet e tjera, përmes shkresash që bëhen ligjore, nëse kanë edhe firmën e nënkryetarit, thotë më tej ky nen në piken c.)

Në shkresë pasi thuhet se KQZ-ja nuk arriti të merrte këtë vendim që kërkon shumicë të cilësuar dhe në kushtet kur ka skaduar afati për ta ankimuar në Kolegj Zgjedhor, çështja i është adresuar Kuvendit.

Kërkesës i është bashkëlidhur edhe vendimi i KQZ për ndarjen e mandateve të 2009-ës, duke lënë të kuptohet se ajo ndarje duhet të mbetet në fuqi edhe për zgjedhjet e 2013-ës.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, Berishës i intereson ndarja e vjetër e mandateve vetëm nëse LSI-ja futet në zgjedhje më vete (pa bërë koalicion paraelektoral me PD-në).

Ndërsa në rast se LSI-ja futet në zgjedhje në koalicion paraelektoral me PD-në, Berishës i intereson ndarja e re, sipas së cilës, qarqeve Tiranë e Durrës u shtohet nga një mandat dhe qarqeve Korçë e Berat u pakësohet nga një mandat.
E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.