"Pyet Ambasadorin" (Arvizu, sot në chat direkt online nga ora 15:00 në 17:00 - njofton Ambasada Amerikane)

Postuar në 08 Janar, 2013 04:51

Ambasada amerikane në Tiranë njofton nisjen e një programi të ri, titulluar “Pyet Ambasadorin”. “Sot nga ora 15:00 deri në orën 17:00, Ambasadori Alexander A. Arvizu do t'u përgjigjet pyetjeve tuaja në një chat direkt online”,- njofton Ambasada Amerikane, duke kërkuar pjesëmarrjen e të interesuarve.

“Ne e dimë që do të ketë shumë interes për këtë program, prandaj ju lutemi kini parasysh që mbase koha nuk do të mjaftojë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që do të bëhen. Megjithatë, ambasadori është angazhuar që ta zhvillojë këtë program çdo muaj, kështu që ju do të keni sërish mundësi për t’i ripostuar sërish ato. Ndaj bëni gati pyetjet tuaja dhe postojini në murin (wall) e faqes sonë sot, në orën 15:00!”,- thuhet në njoftim. Re.Pu.

Comments

Submitted by Roland (not verified) on

Pa ta pyesim zotin ambassador si i shijon kur pi kafe me hajdutin e votave,Bashen e Sales.........per mua e hidhur

Submitted by Dritan (not verified) on

Ambasadori do ti pergjigjet pyetjeve te filtruara, se nuk ma merr mendja ka fytyre te tregohet njeri i vertete.

Si mund ti pergjigjet ai pyetjeve te meposhteme?

1. Akoma e quani Berishen bur shteti?

2. Luli eshte akoma yll ne ngjitje apo meteor i shuar ne lindje?

3. Kur do pushosh se futuri hundet ne punet e brendeshme te Shqiperise?

4. A do lejonit qe ne Amerike te beheshin ato qe behen ne Shqiperi?

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Meqe nuk mbake ere fare nga diplomacia, po te iluminoj une:

1. Nuk jemi ne prag te destabilizimit te vendit, kshu qe nuk eshte me e nevojshme nje koment i tille.

2. Ne PD po, yll ne ngjitje eshte, rrjedhimisht deridiku edhe per vendin eshte"yll" ne ngjitje perderisa PD-ja vazhdon te ket shume votues. Se sa lidhje ka me fjalen "yll" Basha, eshte ceshtje tjeter.

3. Ateher kur ne te jemi ne gjendje te lidhim kepucet vete.

4. Jo Arvizu, por asnje qytetar amerikan (ose europian) nuk do e lejonte dicka te tille. Kjo qe behet tek ne ndodh me pelqimin e popullit. Pa vetedije, shumices prej nesh na pelqen te na shkelin me kembe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.