Totozani prezanton kandidatët për Komisionerë: Janë dy juristë të verbër

Igli Totozani ka ‘materialuar’ sot idenë e hedhur disa ditë më parë që komisioneri i ri i Avokatit të Popullit do jetë një jurist nga radhët e njerëzve me aftësi të kufizuar. Totozani ka dalë sot para mediave me dy kandidatët, emrat e të cilëve i kanë shkuar Parlamentit për votim.
Në një njoftim të kabinetit të Totozanit për mediat, shkruhet: “Dy kandidaturat e përzgjedhura janë: Ermir Kapedani i diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë (1996) dhe i diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Administrim Biznes (2010- në vazhdim). Kapedani ka qenë Drejtor projektesh me fokus në fushën e të drejtave të njeriut, kryesish të personave me aftësi të kufizuar. Kandidatura e dytë është Ardjan Hysa i diplomuar në Universitetin e Elbasanit , Dega Juridik (2001) me titullin Avokat pranë Dhomës së Avokatëve, Elbasan”.
Të dy juristët e propozuar janë të verbër. Gjatë prezantimit të tyre sot Totozani është shprehur: “Nëpërmjet këtij propozimi ne synuam të zgjedhim së pari dy juristë të mirë nga aftësia e kufizuar, të cilët do të punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të qytetarëve duke sjellë në institucion sensibilitetin e këtij grupi shoqëror. Ne dëshirojmë të kontribuojmë për një Shqipëri Europiane, për një Shqipëri moderne, të vlerave të vërteta, kundër tabuve dhe paragjykimeve. Dëshirojmë të japim jo vetëm një shans të barabartë për aftësinë e kufizuar, por edhe një shans për shoqërinë dhe vendin, për ekonominë, politikën dhe kulturën tonë, për të shfrytëzuar këtë kapital njerëzor të pamatshëm dhe të nënvlerësuar deri tani”. A.N.
Comments
Nga keto kadegori sociale
<p>Nga keto kadegori sociale kemi inxhinierё, ekonomistё, avokatё, juristё, arkitektё etj. Pёr t'ju pёrshtatur kushteve qё u dikton jeta, kёmbёnguljes pёr tё bёrё diҫka mё tepёr, me ato fuqi e mundёsi qё kanё, disa syresh punojnё si kёpucarё, orёndreqёs, riparues pajisjesh elektrike dhe elektronike, bёjnё punime artizanale e artistike. Falё dhuntive tё veҫanta dhe kompesimit qё bёn natyra nё raste tё tilla, ne kemi sot kёngёtarё tё talentuarё, muzikantё qё u bienё mirё veglave muzikore, kёrcimtarё qё tё mahnitin edhe pse ecin me proteza, poetё qё gёdhendin dhimbjen nё letёr e I flasin bukur dashurisё sё munguar, piktorё qё botёn e brendёshme e shfaqin nёpёrmjet ngjyrave tё penelit, sportistё qё garojnё edhe kur nuk kanё mundёsi tё ecin, shahistё tё mirё edhe pse nuk dallojnё ngjyrёn e fushёs e tё gurёve. Pra njё potencial I konsuderueshёm intelektual, vlerё kombёtare, qё nuk duhet neglizhuar, por duhet pasuruar e pёrsosur mё tej.</p>
Me ne fund po del dikush per
<p>Me ne fund po del dikush per te bere dicka ndryshe ne kete vend. Shpresojme te jete afatgjate e te ndiqet dhe nga te tjere. With compliments</p>
po mos e mitraloni gjuhen ju
<p>po mos e mitraloni gjuhen ju lutem! nese nuk thoni dot "materializuar" ose "konkretizuar" mos shpikni perbindsha te tipit "Materialuar!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!</p>
Add new comment