Arkiv-Lajme
1.5 milionë vizitorë kanë vizituar armët e Skënderbeut? Pra, nga dera kanë hyrë 80 vetë çdo 60 sekonda!!!
Ekspozita e armëve dhe përkrenares mit të heroit tonë kombëtar, për mëse 1 muaj u shndërrua në vend peligrinazhi sepse shqiptarët mundën për herë të parë t’i shihnin në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbyllja e ekspozitës së çelur më 22 nëntor, muzeologu Fredi Gusho thotë se janë rreth 1 milionë e gjysmë vizitorët që kanë parë ekspozitën, raporton Koha Ditore.
Shënim: Boll me ping-pongun “Barjaba”!!!
Sipas policisë së Paolo Altos në Kaliforni të SHBA-së, familja Barjaba ka vjedhur në një shitore të atij qyteti disa mallra që kapin vlerën e pak qindra dollarëve. Pas publikimit të këtij lajmi, PS-ja dha nje dekalrate deledash, por sot, ajo dhe Akademia e Shkencave deklaroi se i ka pezulluar dy prindërit Barjaba nga çdo funksion vullnetar apo zyrtar, ose antarësi, që ata mund të kenë patur në këto institucione, deri në ditën kur akuzat e policisë së Paolo Altos në Kaliforni të SHBA-së të provohen nëse janë të vërteta apo jo.
Biberaj: agjentë serbë në qeveri e Kuvend
Deklaratën, nënkryetari i FRD, Biberaj, e ka bërë te Shqiptarja.com. “Nuk jam i prirur të fajësoj komshinjtë kur punët e shtëpisë nuk na shkojnë mirë, ndërkohë do të thoja që shërbimet sekrete serbe dhe greke janë ulur këmbëkryq në politikën shqiptare. Ata janë kudo, në Parlament, në qeveri e në parti politike,” thotë Biberaj.
Ai shprehet se duhet të jetë Parlamenti i ri qët’i hapë dosjet.
Qeveritarët, shkelësit e mëdhenj të ligjit - nuk paguajnë taksat!
Mediat e sotme kanë botuar sot listën e qeveritarëve të lartë që nuk marrin mundimin të paguajnë taksën e makinave, taksë e detyrueshme, pa të cilën asnjë prej tyre nuk mund ët qarkullojë në rrugë. Lista fillon me Nishanin, Topallin, Boden, Olldashin, Tavon, Idrizin, e vazhdon me Braçen, Sadri Abazin, Ahemtajn, Barajn, Koço Barkën, Bejën, Bumçin, Gjiknurin, Kadillin, V. Leskajn, Marko Bellon... një listë e gjatë deputetësh e ministrash, ofruar nga Dr. Shërbimit në Transportin Rrugor.
Ministrat, CV qesharake, Ksera ‘fsheh’ kombësinë
Gazeta Dita, në numrin e parë për këtë vit, kryen një vëzhgim duke parë faqet zyrtare dhe jetëshkrimet zyrtare të ministrave të qeverisë së sotme shqiptare.
Pas 5 vjetësh tkurrje, sektori i ndërtimit shton vende pune… Jo në Shqipëri
Kriza botërore ekonomike aktuale filloi me tkurrjen e sektorit të ndërtimit në SHBA pesë vjet më parë. Por më në fund, në dhjetor 2012, 1/5 e 155 mijë vendeve të punës që u shtuan në ekonominë amerikane gjatë muajit, u krijua në sektorin e ndërtimit, raporton gazeta Washington Post. Ky përbën një lajm të mirë për SHBA-në, sepse rritja e punësimit në ndërtim ka qenë për dekada sinjali më i saktë për shtimin e aktivitetit ekonomik edhe në sektorët e tjerë.
Mbreti i Spanjës jep intervistën e parë në këto 10 vjet. A është monarkia spanjolle drejt fundit?
Mbreti i Spanjës Huan Karlos ka bërë të parë intervistën e tij publik në më shumë se një dekadë, e cila është parë si një përpjekje për të riparuar imazhin e monarkisë të dëmtuar gjatë vitit të kaluar nga skandalet mbi gjuetinë e elefantëve nga ana e tij në Afrikë dhe një hetimi për korrupsion që implikojnë dhëdrin e tij.
A thua do dëgjojë nga ky vesh "Kolegji"?
Dy ish-kryetarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi dhe Kristaq Kume kanë komentuar vendimi e një dite më parë të Kolegjit Zgjedhor dhe thonë se mundësia e vetme e trupës së gjyqtarëve ka qenë një dhe vetëm një: Kolegji Zgjedhor mund të vendoste që të detyronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të merrte vendimin përkatës, por jo të shqyrtonte vetë këtë çështje.
Tenderokraci – thotë Kim Mehmeti për 2012-n e Maqedonisë
Kim Mehmeti ka bërë një analizë të 2012-s për Maqedoninë në TCH dhe ndër të tjera thotë: “Viti 2012, ashtu si dhe shumë vite të mëparshme, mbeti i ngulfatur nga ambiciet e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, që ta pyllëzojë Maqedoninë me sa më shumë përmendore dhe ta rindërtojë nga e para historinë e popullit maqedonas. Ky vit, gjithsesi, do të ketë shenjë njohëse edhe pamundësinë e partive shqiptare që t’i kundërvihen kësaj politike anti-perëndimore të Nikolla Gruevskit.
Futbolli politik dhe tre nene nga statuti i FIFA-s
Kryeministri Sali Berisha ka marrë idenë e hedhur tetë vjet më parë nga grupimi “Tifozët Kuqezi” për kampionat të përbashkët midis Shqipërisë e Kosovës dhe e ka paraqitur dje në mbledhjen e qeverisë, duke i kërkuar ministrit të sportit, Aldo Bumçi realizimin e këtij “projekti”. Berisha ka vënë si detyrë që liga mbarëkombëtare të krijohet brenda këtij viti. “Këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë Liga e Futbollit mbarëkombëtar”, është shprehur dje Berisha. “Duhet të uleni së bashku me ministrin e Sporteve të Kosovës, të bëni projektin dhe të zhvillohet Liga mbarëkombëtare.