Arkiv-Lajme

Totozani dëshiron si numrin 2 të institucionit një person me aftësi të kufizuar

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 13:58

Avokati i Popullit Igli Totozani ka deklaruar sot në mbrëmje në një intervistë me gazetarin Patrik Sadikaj në televizionin Ora Neës se dëshiron t'i propozojë Parlamentit si numrin dy të këtij institucioni një person nga rradhët e njerëzve me aftësi të kufizuar. Aktualisht një nga Komisionerët e Avokatit të Popullit ka paraqitur dorëheqjen dhe Parlamentit do t'i propozohet një emër i ri.

Foto më e mirë e vitit 2012

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 11:29

Kjo fotografi e fuqishme nga fotografi Samuel Aranda u shpall Foto më e mirë e vitit nga Wordpress. Motivimi i çmimit ishte: “Një grua mban një të afërm të plagosur në krahë, në brendësi të një xhamie të përdorur si një spital fushor nga demonstruesit pas sundimit të presidentit Ali Abdullah Saleh, gjatë përleshjeve në Sanaa, Jemen, më 15 tetor 2011.”

Imazhi është zgjedhur nga 101.254 fotot që janë të paraqitura në konkursin World Press Photo 2012, nga 5247 fotografë prej 124 vendeve.

Fituesit e kategorive të ndryshme mund të shihen në websajtin e tyre: 

Gazeta Zëri përcakton humbësin dhe fituesin e vitit në politikë

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 11:18

 

HUMBËSI I VITIT 2012 për Zërin është Bajram Rexhepi – ministër i Brendshëm i Kosovës.

Albert Ajnshtajn u shpëtoi nazistëve me një pasaportë shqiptare!

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 10:59

Naser Aliu sjell në gazetën e sotme Dita, një informacion të marrë nga gazeta Die Welt, i para dy vitesh, me titullin “BESA SHPËTOI HEBRENJTË NGA VDEKJA E SIGURT” me dy nëntituj:  “Gjatë pushtimit gjerman myslimanët shqiptarë fshehën gati 2000 hebrenj, kodi i nderit i detyronte ata të ndërmerrnin një hap të tillë” dhe “Shqiptarët nuk i dorëzuan hebrenj as ndihmës- xhelatëve të Musolinit, e as nazistëve dhe kështu rrezikuan jetën e tyre”

Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi bllokojnë aksin kombëtar Kavajë- Rrogozhinë: “S’do lejojmë Berishën të hyjë në qytet!”

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 08:22

Ka qenë levizja e fundit e Aleacës Kuqezi, aktrivistët e së cilës kanë bllokuar rrugën kombëtare në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Kjo lëvizje, synon të “inaugurojë” rrugët e papërfunduara. E konsidueruar si një nga arteriet kryesore të Shqipërisë, ajo ka 3 vjet e papërfunduar. Kuqezinjtë e kavajës kanë deklaruar se nuk do e lejojnë Berishën të hyjë në qytet. Alenaca ka akuzuar se Qeveria e ka lënë pas dore Kavajën, ka 3 vjet që e gënjen me premtime për infrastrukturën, premtime që nuk u mbjatën kurrë. Ata kanë akuzuar se Berisha ka sabotuar korridorin 8 i cili nuk mbaroi as për 18 vjet.

Lubonja: Monumenti kitsch i pavarësisë... ripërtypje stereotipash të gatuar prej dekadash!

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 06:49

 

Tek shkrimi i tij i sotëm te Panorama, Lubonja analizon Monumentin  e Pavarësisë, që e konsideron kitsch.

Në fillim ai sqaron se çfarë çfarë kupton me kitsch:

Taulant Balla vs Shkëlzen Berisha

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 06:22

Vazhdojnë akuzat mes Taulant Ballës dhe fëmijëve të Kryeministrit.

Dje doli me një deklaratë Shkëlzen Berisha, sot doli Taulant Balla. Po i vëmë ballë për ballë të dyja deklaratat, për të mundur të shohim më tepër brenda kësaj çështjeje të errët:

Shkelzen Berisha: “.. unë kam çelur padi gjyqësore duke i mundësuar z. Rama dhe shpifësit të tij të paguar të provojnë mashtrimet e tyre para institucioneve të Drejtësisë”

Taulant Balla: “Dje Saliu nxori djalin per te shantazhuar PS me gjyqin e radhes ne gjykaten e kontrolluar prej babit.”

KEVA – organizata greke e spiunazhit antishqiptar, lidhje me politikanë dhe anëtarë të qeverisë së sotme

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 04:54

Auron Tare shkruan sot te Panorama, për KEVA-n, organizatën helene që është qendra e spiunazhit antishqiptar. Ai ka zbuluar një dokuement të deklasifikuar nga arkivat amerikane për operacionet klandestine, ku rezulton se jo vetëm OPC, pararendësja e CIA-s, por dhe organizata të tjera (një ndër to është organizata greke KEVA)  në kohët e pasluftës kane pasur një aktivitet agresiv spiunazhi në Shqipëri. Objektivi i kësaj organizate është shkëputja e Jugut të Shqipërisë, për t’ia aneksuar Greqisë.

Ish-zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin: nuk do ketë Shqipëri të Madhe

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 03:04

 

Steven Mayer, ish-zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin, në një intervistë për agjensinë maqedonase të lajmeve, MIA-n thotë se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë në fazë të rënies dhe Maqedonia bën mirë që i mbron interesat e saj në procesin e integrimeve.

15 njerëzit më të rrezikshëm në botë

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 16:14

 

Wired ka publikuar një listë të vetën me 15 njerëzit më të rrezikshëm në botë.

15: Paula Broadwell

Dashnorja e gjeneralit Petraeus, ish biografja e tij, dhe prej së cilës ai dha dorëheqjen si shef i organizatës më të fuqishm enë botë, CIA

14: Cody Wilson

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme