Arkiv-Lajme

Goditet një nga gazetarët e rinj investigativë të vendit

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 14:13

Gazetari Habion Hasani, aktualisht gazetar i Shqiptarja.com. është dhunuar para zyrës së redaksisë së tij në Tiranë nga tre persona të panjohur. Agresorët kanë thirrur gazetarin jashtë për të diskutuar dhe pa asnjë sqarim apo paralajmërim e kanë qëlluar atë dhe janë larguar nga rruga që të çon nga Liqeni Artificial i Tiranës.

Gazetari ka denoncuar dhunën në polici, por ende nuk ka asnjë të dhënë për ndalimin e agresorëve.

TCH bën një llogaritje sipas të cilës Argita Berisha del profesori universitar më i paguar në... planet

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 10:53

Pak kohë më parë, gazeta prestigjoze “New York Times” botoi një artikull provokativ mbi universitetet që japin pagat më të larta për profesorët. Lista kryesohet nga universiteti i mirënjohur i Harvardit, ku një profesor me kohë të plotë fiton mesatarisht 191 mijë e 200 dollarë në vit. Më pas renditja vazhdon me universitetin e Kolumbias, atë të Cikagos dhe në vendin e dhjetë qëndron ai i Pensilvanisë, ku një pedagog me kohë të plotë fiton mesatarisht 170 mijë dollarë në vit.  

Ndryshime në tekste të kërkuara nga Turqia? Ç'ne, na i ka kërkuar BE - gjen përgjigjen ministri kosovar

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 08:27

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Ramë Buja ka mbajtur një konferencë për shtyp në Prishtinë me rastin e fundvitit, ku ndër të tjera është pyetur nga gazetarët e pranishëm edhe për ndryshimet në tekstet e historisë, të kërkuara vecanërisht nga Turqia.
Media e Prishtinës raporton se "i pyetur për tekstet e historisë, të cilat kanë filluar të ndryshohen me kërkesën e ministrit turk, Buja ka thënë se asnjë ministër nuk ka të drejtë të ndryshojë historinë".

"Kryeministër jam vetë"

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 08:18

Hashim Thaçi i është përgjigjur negativisht kërkesës së Ramush Haradinajt për t’u bërë “Kryetar i Qeverisë”, por nuk refuzoi bashkëqeverisjen me AAK’në. Ai tha se nuk do ta lëshojë postin aktual për t’u bërë President. Për ta dëshmuar këtë, kreu i ekzekutivit bëri një vizitë te Atifete Jahjaga - raporton e përditshmja kosovare Express në faqen e vet online.Shkruan Express: Burime të Express thonë se Kryeministri e ka siguruar Presidenten se nuk favorizon opsionin e rokadave politike.

Kryeministrat ballkanas i kanë fiksim "skenaret"

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 08:12

Pas ngjarjeve të dhunshme dje në Parlamentin e Maqedonisë, Lidhja Social Demokrate e opozitës ka paralajmëruar "mosdëgjueshmëri qytetare duke filluar me bllokimet e rrugëve për gjysëm ore në të gjithë vendin". Opozita maqedonase thotë se përmes protestave popullore synon të rikthejë rendin kushtetues dhe demokracinë. Opozita paralajmëron edhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore në pranverë. Ndërkohë, kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski ka thënë se "qeveria është e përgatitur për skenaret shkatërruese të opozitës".

E natyrshme, por jo e mjaftueshme - thotë Dokle i PS-së për lëvizjen e LSI-në

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 06:51

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, në një intervistë botuar në të përditshmen Panorama, thotë se qëndrimi i LSI-së në koalicionin aktual del përtej interesave të saj partiakë.

Nata e dëbimit të Leka Zogut nga Tirana

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 06:42

Guxim Alimani ka qenë kryeredaktor i gazetës “Atdheu”, organ i Partisë Lëvizja e Legalitetit. Ka drejtuar Dhomën e Tregtisë belgo-shqiptare dhe prej vitit 2001, është atashuar pranë një grupi monitorues të Krizave dhe Proceseve Integruese, iniciuar nga BE. Është botuesi i disa librave me monografi kryesisht të Ahmet Zogut. Në një prej tyre, risjellë sot në botim nga e përditshmja DITA ai përshkruan ardhjen e Leka Zogut në Shqipëri në 1993 për herë të parë, 54 vjet pasi kishte ikur foshnje dhe debimin e tij nga Berisha.

Shënim: 68-68-4 apo 70-66-4?

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 04:13

Partia Demokratike nuk ka shfrytëzuar të drejtën për të dorëzuar pranë Kolegjit Zgjedhor kërkesën ankimore, lidhur me caktimin e mandateve për deputet, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Në projektvendimin që nuk mundi të miratohej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, parashikohej që për shkak të lëvizjeve demografike, Qarkut Tiranë dhe atij Durrës t'u shtohej nga një mandat, Qarkut Korçë dhe Berat t'u hiqej nga një mandat, ndërkohë që mbetej i pa ndryshuar numri i mandateve në Kukës.

“Nona në mest”

Postuar në 25 Dhjetor, 2012 14:05

Në profilin e Berishës në FB, janë postuar së fundmi dy foto familjare, për të cilat kanë ardhur urimet e zakonshem të mbështetësve, por... edhe tallje e sharje. Që fshihen rregullisht. Dhe vihet re që ata që duan të shkruajnë kritika e sharje kanë shpikur tashmë “teknika të reja” për të bërë të mundur kalimin e postimit të tyre përballë censurës së administratorëve.

Gjysma e ministrave shqiptarë kurohen në Janinë - shkruan media greke

Postuar në 25 Dhjetor, 2012 14:02

Gjysma e kabinetit qeveritar të Shqipërisë trajtohet në Spitalin Universitar të Janinës. Kështu shkruajnë disa media greke, të cilat i referohen për këtë fakt, drejtuesve kryesorë të spitalit Universitar të Janinës, një nga më të mëdhenjtë në vendin fqinj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme