"Kryeministër jam vetë"

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 08:18

Hashim Thaçi i është përgjigjur negativisht kërkesës së Ramush Haradinajt për t’u bërë “Kryetar i Qeverisë”, por nuk refuzoi bashkëqeverisjen me AAK’në. Ai tha se nuk do ta lëshojë postin aktual për t’u bërë President. Për ta dëshmuar këtë, kreu i ekzekutivit bëri një vizitë te Atifete Jahjaga - raporton e përditshmja kosovare Express në faqen e vet online.Shkruan Express: Burime të Express thonë se Kryeministri e ka siguruar Presidenten se nuk favorizon opsionin e rokadave politike. Emërimi i Blerim Shalës si koordinator dhe deklaratat e Ramush Haradinajt për mundësinë e ndryshimit të udhëheqësve të shtetit e kanë shtyrë Kryeministrin Hashim Thaçi të vizitojë të hënën Presidenten Atifete Jahjaga.Temën e nënkryetarit të AAK’së e ka përfshirë Presidenca në njoftimin e lëshuar pas takimit, por jo edhe diskutimin për skenarin e Ramush Haradinajt. Sipas burimeve brenda takimit, Thaçi i ka thënë Presidentes se nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës me rastin e emërimit të nënkryetarit të AAK’së në procesin e dialogut, ndërsa e ka siguruar se nuk e ka në plan të përfillë skenarin e Ramush Haradinajt. Lideri i AAK’së ka thënë se po synon të bëhet Kryeministër, ndërsa Thaçin ta akomodojë në postin më të lartë shtetëror. Kryeministri ia ka rikonfirmuar përkrahjen e tij dhe të PDK’së Presidentes, si dhe e ka siguruar se posti i saj nuk do të preket pavarësisht ndonjë koalicioni të ri”. - A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.