Kryeministrat ballkanas i kanë fiksim "skenaret"

Pas ngjarjeve të dhunshme dje në Parlamentin e Maqedonisë, Lidhja Social Demokrate e opozitës ka paralajmëruar "mosdëgjueshmëri qytetare duke filluar me bllokimet e rrugëve për gjysëm ore në të gjithë vendin". Opozita maqedonase thotë se përmes protestave popullore synon të rikthejë rendin kushtetues dhe demokracinë. Opozita paralajmëron edhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore në pranverë. Ndërkohë, kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski ka thënë se "qeveria është e përgatitur për skenaret shkatërruese të opozitës". Kryeministrat ballkanas me sa duket janë të fiksuar pas "zbulimit të skenareve". a.th.
Add new comment