Arkiv-Lajme
Homazhe për Karamuçën të djelën, ora 10-12, tek vendi i grevës së urisë
Sot ndërroi jetë ish i përndjekuri politik Shpëtim Karamuça, 73 vjeçari që ishte një nga protagonistët kryesorë të grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë, mbajtur dy muaj më parë. Ai ishte edhe sekretar i AK-së për ish-të përndjekurit politikë. Karamuça vuante nga kanceri në laring. Lajmi bëhet i ditur nga instituti i ish të përndjekurve politikë. Homazhet për Karamuçën do të zhvillohen të djelën, ora 10-12, tek vendi i grevës së urisë te Komuna e Parisit.
Torta qenka bërë me paratë e administratës???
Një letër shokuese e një lexueseje të Gazetës Dita sjell një fakt që do të kërkonte një investigim të mëtejshëm jo vetëm gazetaresk, por edhe institucional. Letra akuzon as më shumë e as më pak, sesa mbajtjen me dhunë nga paratë e rrogës së punonjësve të administratës publike, për të paguar… tortën e turpit të 28 Nëntorit!
Shkruan lexuesja e Ditës:
Plani urbanistik i Tiranës, një tortë e madhe betoni
Duket sikur veprimtaria politike në Shqipëri është reduktuar në batutën e lashtë: “ti thua mendimin tënd, unë tund kokën time.”
Mediat e sotme citojnë Kreun e Këshilltarëve Socialiste në Bashkinë e Tiranës në lidhje me planin urbanistik te Lulzim Bashes për kryeqytetin, i cili ngre akuza shumë të forta, por që gjasat janë që Qeveria, Parlamenti e Prokuroria, si dhe tërë shoqatat apo grupet e interesit, thjesht të tundin “kokën e tyre”. Ai flet publikisht për “klientelizëm” të Bashës…, po më tej?
Lubonja:"nëse do të bashkohen të gjithë qelbësirat kundër Berishës, një kryeqelbësirë do të kemi përsëri në krye"
Lubonja i rikthehet tek Panorama çështjes së “berishizmit” si frymë. Ai analizon se situata e sotme nuk duhet reduktuar thjesht si “vepër diabolike të një “të keqi”, por si një gjë shumë më komplekse që duhet të na shtyjë të mendojmë se çfarë “cilësish” ka ky “i keqi” që i japin atij “fitoren”.
657 fjalë me ngarkesë negative në fjalorin e Ramës e Berishës (por dhe mediave)
Fondacioni Soros ka botuar një raport këtë javë mbi “gjuhën” e politikës, publikuar sot te Revista Java së bashku me grafikët përkatës të studimit. Raporti ka analizuar fjalët e termat e përdorur nga dy figurat kryesore të politikës, Kryeministrit Berisha dhe Kreut të Opozitës Rama si edhe të 5 gazetave (Panorama, SH, Shqip, Mapo, G.SH.).
Si e përshkruajnë Edi Rama dhe Sali Berisha njëri-tjetrin? Mbi çfarë bazash përbëhen këto përshkrime (karakter personal, arritje, ideologji)? Sa tëngjashme janë këto përshkrime?
Strategjia e Kryeministrit në FB
Portali online gazetadita.al, citon sot statusin e kryeministrit Berisha në Facebook, ku ai u tregon ndjekësve të tij se e ka nisur ditën... me “Gangham style”! (Para pak ditësh u raportua nga mediat e huaja ataku kardiak i një të moshuari që po tentonte të imitonte PSY në zyrë).
Parlamentarët shqiptarë kanë anuluar një takim me BE sepse... u shkohej për pushime!
Shqip raporton sot se përfaqësuesit e Parlamentit Europian të cilët janë pjesë e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë e PE, shprehin indinjatë e madje ironi ndaj palës shqiptare për shtyrjen e mbledhjes së rradhës së kësaj strukture. Eurodeputetja Marije Cornilessen nuk ka munguar të flasë për “mixed feelings” në një analizë për Public Service Europe.
Plani urbanistik i Tiranës 2013, Shkreli: “Po ndodh diçka e tmerrshme”
Sipas planit të përgjithshëm urbanistik të 2013 të Tiranës, kudo në Tiranë do të ndërtohet, edhe në zonat ku nuk lejohet, deri edhe në digën e liqenit artificial. Alarmin e ngre arkitekti Artan Shkreli tek Shqiptarja.com e sotme, i cili shprehet se “ky është një plan që ndërton çdo gjë.”
Edhe Ahmet Zogu “marksist”, sipas Berishës & co.
Berisha & co. e etiketojnë si “marksist” tatimin progresiv të propozuar nga PS-ja. Ne kunderpergjigje, Ilir Beqja ka paraqitur sot në revistën JAVA tabelën e tatimit mbi të ardhurat personale në kohën e mbretërimit të Ahmet Zogut. Dhe ajo tabelë është tipike e një tatimi progresiv – përqindja e tatimit rritet progresivisht nga 2% në 3%, 4%, 5%, 6%, 7%, 8%, 9%, 10%, sipas shkallës së të ardhurave. Pra sipas Berishës & co., i bie që edhe Ahmet Zogu të ketë qenë “marksist”.
110 milionë euro për 4 hidrocentrale
Në Shqipëri, shoqëria turke Kurum duket se është favorite për blerjen e katër hidrocentraleve të vegjël, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 në jug të vendit dhe Shkopet e Ulëz në veri. Në dy gara të zhvilluara vecmas e ku morën pjesë 7 kompani dhe konsorciume të huaja dhe vendase, Kurum dha dje ofertën më të lartë, me një total prej afër 110 milionë euro për të 4 hidrocentralet. Vendimi përfundimtar për vlerësimin e ofertave do të merret në përfundim të verifikimit të dokumentacionit. Katër hidrocentralet kanë një kapacitet prodhues të barabartë me afër 5,3 përqind të totalit të prodhimit vendas