Arkiv-Lajme
Dinosauri i fundit
Mbrëmjen e djeshme kryeministri italian Mario Monti dha dorëheqjen nga mandati qeverisës vetëm pak muaj para përfundimit normal të legjislaturës. Pasi u emërua në krye të ekzekutivit një vit më parë për ti dalë zot krizës financiare që po zhyste shtetin drejt falimentimit, Monti u detyrua të largohej sepse Partia e Popullit të Lirisë tërhoqi mbështetjen parlamentare. “Qeveria po përfundon, por nuk është faji i Maya-ve”, u shpreh Monti me ironinë e tij anglosaksone.
Duam përgjigjen e Berishës për pasuritë e familjes, jo skenarë me "grupe armiqësore" - shkruan Stefani
Kryeministri Berisha la me gojë hapur jo pak njerëz kur, gjatë një konference shtypi iu shmang të përgjigjej troç lidhur me të ardhurat e pjesëtarëve të familjes së tij - e hap editorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP, Andrea Stefani. Pyetja Berishës erdhi pas akuzave për honorare prej rreth 11 mijë USD në muaj (mbi 100 mijë USD në vit) që vajza e Kryeministrit ka deklaruar si të ardhura nga mësimdhënia. Si u përgjigj Beisha?
Sqarim i Metës për votën në Kuvend
Pas votimit në Kuvend ku mbështeti me votë kërkesën e Partisë Socialiste për hetim të rritje së popullsisë në qarkun e Kukësit, kryetari i LSI-së sqaroi sot zyrtarisht qëndrimin e partisë së tij. Sipas Metës, vota pro ngritjes së komisionit hetimor për lëvizjen e popullsisë "nuk është votë kundër Partisë Demokratike".Tha Meta: “Vota pro ngritjes së komisionit hetimor për lëvizjen e popullsisë është një qëndrim parimor i yni pasi LSI-ja është kundër heqjes së një mandati në qarkun e Beratit. Nuk ka asnjë qëndrim kundër qeverisë apo Partisë Demokratike”.
John Kerry, sekretari i ri amerikan i shtetit
Turnetë nëpër botë nuk janë diçka e re për John Kerry, pesë herë senator dhe aktualisht kryetar i komisionit të jashtëm të senatit. Puna e ka çuar atë shpesh në zona konflikti dhe e ka mbajtur në kontakt të ngushtë me udhëheqës kudo në botë. I lindur në vitin 1943, zoti Kerry u maturua gjatë presidencës së John Kennedit, që për të ishte burim i vazhdueshëm frymëzimi.
Fundi i botës? Maja-të e sotëm kanë të tjera halle
Maja-të e së kaluarës kanë vrojtuar yjësitë, lëvizjet e Diellit, të Hënës, të yjeve. Maja-të e sotëm? Në Guatemalë, vend i Amerikës Qendrore, ata përbëjnë sot shumicën e popullsisë. Flasin gjuhën e tyre, merren me bujqësi në mënyrë të ngjashme si paradhësit e tyre përpara mijëra vjetësh dhe luftojnë për mbijetesë.
1.3 miliardë me zhurmë e 1.3 miliardë pa zhurmë…
Balkan Insight raportonte dje se Global Financial Integrity ka vlerësuar që elitat e korruptuara shqiptare kanë nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria në vitet 2005- 2010.
Grupi i avokatisë anti- korrupsion me qendër në Uashington thotë se sasia e parave, e barazvlefshme me një të tretën e buxhetit vjetor të Shqipërisë, ka dalë nga vendi gjatë pesë viteve në mënyrë të kombinuar përmes korrupsionit, evazionit fiskal dhe aktiviteteve ilegale.
Sondazhi në Tiranë: PS 37.1%, PD 31.0%, LSI, AK dhe FRD nga 5.3 deri në 6.6 %
Redaksia e gazetës DITA-s zhvilloi në periudhën 17-20 dhjetor sondazhin e dytë të përmuajshëm në 11 minibashkitë e Tiranës. Për kryerjen e këtij sondazhi, si për atë paraardhës, u organizua një ekip anketuesish vullnetarë, duke i caktuar secilit nga një minibashki të kryeqytetit. Numri i pyetësorëve të plotësuar në çdo minibashki ishte në përpjestim me numrin e votave në zgjedhjet e fundit bashkiake. Totali i pyetësorëve të plotësuar arriti 1500.
Lubonja përmend "zërat për financim nga Turqia" duke analizuar "VetëVendosjen" dhe "Aleancën Kuqezi"
Edhe pse ende në minorancë, janë shtuar zërat që nuk e shohin fatin e shqiptarëve të lidhur ekskluzivisht me integrimin europian dhe tentojnë ta prishin ekuilibrin e deritanishëm të diskursit nacional-europianist, - shkruan Fatos Lubonja në një analizë të gjatë botuar në të përditshmen Panorama, me titull "Shqiptarët dhe nacional-europianizmi".
Në paragrafët e fundit merr në analizë edhe që "nuk mungojnë zërat se prapa këtyre lëvizjeve qëndrojnë edhe financime nga Turqia" - duke përmendur në këtë pikë Vetëvendosjen në Kosovë dhe Aleancën Kuqezi në Shqipëri.
Rikthehet Assange: Në 2013, publikime që do prekin çdo vend të botës
Themeluesi 41 vjeçar i Wikileaks, Julian Assange deklaroi se ai nuk do të përkulet dhe premtoi se faqja e tij do të publikojë një milion dokumente të tjera. Sipas BBC, ai foli nga ballkoni i ambasadës së Ekuadorit në Londër dhe tha para një turme se dokumentet që do publikohen në vitin 2013, do prekin çdo vend në botë.
Haradinaj zv/kryeministër, AAK 4 ministri (mediat e Prishtinës flasin për një "darkë sekrete")
Pas informacioneve për darkën e fshehtë të kryeministrit Thaçi dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, darkë kjo që sipas mediave është organizuar në shtëpinë e Haradinajt, sot dolën edhe spekulimet e para për një marrëveshje të arritur midis tyre për ndarjen e posteve pas hyrjes së AAK-së në koalicionin qeverisës.