Rikthehet Assange: Në 2013, publikime që do prekin çdo vend të botës

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 17:01

Themeluesi 41 vjeçar i Wikileaks, Julian Assange deklaroi se ai nuk do të përkulet dhe premtoi se faqja e tij do të publikojë një milion dokumente të tjera. Sipas BBC, ai foli nga ballkoni i ambasadës së Ekuadorit në Londër dhe tha para një turme se dokumentet që do publikohen në vitin 2013, do prekin çdo vend në botë.

Tanimë janë bërë gjashtë muaj që kur Assange ka nisur të kërkojë azil për të shpëtuar nga ekstradimi në Suedi ku i kanë ngritur një akuzë për "sulme seksuale". Assange druhet se do e dërgojnë në SHBA, ku mund të ndëshkohet për publikimin e kabllogrameve. Ne.Su.

 

Më shumë:

http://www.bbc.co.uk/news/uk-20806355

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.